Tuesday, 17/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Dhikri (përmendja e Allahut) e largon shejtanin


Dhikri (përmendja e Allahut) e largon shejtanin


dhikri

Iblisi (shejtani) është baza e çdo të keqe që ndodh në tokë, në hadith ka ardhur se shejtani ka ushtri dhe nga kjo kuptohet se ushtria e tij gjithnjë është në punë për ti devijuar njerëzit, Allahu Fuqiplotë ka lajmëruar se shejtani është armik i njeriut, thotë Allahu i Madhëruar: O ju njerëz, hani nga ajo që është në tokë e që është e lejuar dhe e mirë, e mos shkoni hapave të djallit se ai është armik i hapët i juaji. (Bekare, 168)

Armik i hapët i juaji: D.m.th.: Armiqësia e shejtanit është e qartë dhe nuk ka nevojë për argument.

Disa dobi:

1. Dhikri (përmendja e Allahut) është arma jote me të cilën ti ke mundësi të mbrohesh nga armiku yt.
2. Prej dobive të dhikrit para gjumit: Është se Allahu ta bën një roje nga melaiket derisa të zgjohesh …shejtani nuk flenë prandaj gjithë mundohet që të devijon nga rruga e drejtë.

Në hadithin e Ebu Hurejrës -radijallahu anhu-………Më ka thënë mua i Dërguari i Allahut -salAllahu alejhi ve selem-: Çfarë bëri robi yt që e zure dje? Tha: O i Dërguar i Allahut tha po ti mësoj disa fjalë që do të bën dobi Allahu me to dhe e lirova. Cilat janë ato? Më tha mua: Kur të shkosh në shtrat lexo Ajetul Kursinë (tespidoven) prej fillimit derisa ta përfundosh…dhe më tha mua: Nëse e lexon do të vazhdosh duke qenë i mbrojtur nga Allahu dhe nuk të afrohet asnjë shejtan deri në mëngjes. Sahabët ishin njerëzit më lakmitarë për hajr dhe mirësi kurse i Dërguari -salALlahu alejhi ve selem- i ka thënë: Të vërtetën e ka thënë edhe pse ai është rrenacak. A e din o Ebu Hurejre me kënd ke folur tri net? Tha jo: Tha: Ai ishte shejtani … (transmeton Buhariu).

Një shkrim tjetër i dobishëm  Disa lutje nga Kurani Famëlartë

3. Ti tani je i gjallë dhe je më mirë sesa banorët e varrezave ke mundësi të pendohesh dh ta përmendesh Allahun në qetësi dhe në lëvizje.
4. Fjala “do ta“ është fjala më e rrezikshme për njeriun…do ta bëj nëse… do ta bëj nesër… ku e di ti ndoshta nesër nuk je gjallë.
5. Vdekja të vjen papritmas, kurse sëmundja është nimet (mirësi) nga Allahu në veçanti kur sëmundja është ë rënd sepse të tregon se vdekja po afrohet kurse ti ke mundësi të pendohesh dhe t`ia kërkosh hallallëkun të tjerëve.
6. Përmendja e Allahut është më mirë për ty sesa shpenzimi i argjendit, arit dhe është më i mirë sesa Xhihadi për në rrugën e Allahut. Nga Muadh ibn Xhebeli transmetohet që ka thënë: E kam pyet të Dërguarin -salAllahua lejhi ve selem- cilat vepra janë më të dashura tek Allahu? Tha: Të vdesësh kurse gjuha yte të jetë e lagur nga përmendja e Allahut.
7. Përmendja e Allahut është jeta e zemrave. Thotë Allahu i Madhëruar: E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë dhe në ditën e kijametit do ta ringjall të verbër. (Ta Ha, 124)
8. Muslimanët janë përtac dhe të pakujdesshëm ndaj dhikrit me gjithë lehtësinë dhe bukurin e tyre dhe mirësinë që e kanë të madhe.
9. Dhikri bën që të arrihet dashuria e Allahut kurse falënderimi i rritë begatitë e Allahut që kuptimi është: Nëse falënderon të shtohen të mirat.. nëse e përmend Allahun të donë… për këtë arsye shkalla e dhikrit (përmendjes së Allahut) është më e lartë sesa shkalla e falënderimit.

Ebu is`hak El-Huwejni

image_pdf

Categories

Archives