Friday, 20/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Dhikri i gjumit

Dhikri i gjumit

nature nightPejgamberi (salall-llahu alejhi ue selem) para se të shtrihej për të fjetur,ulej mbi shtrat, ngrinte shuplakat drejt fytyrës e këndonte suret: “Kul huvallahu ehad”, “Kul eudhu birabil-felek”, “Kul eudhu birabin-nas”.

Mëpas prekte çdo pjesë të trupit që kishte mundësi, duke filluar nga koka,fytyra etj. Këtë veprim, e bënte tri herë.

Kur shtrihej në shtrat këndonte Ajetin Kursij, për të cilën thotë: “Po e këndove atë, qëndron me ty një mbrojtës nga ana e Allahut e nuk tëafrohet Shejtani deri në mëngjes.” Dhe: “Kush lexon dy ajetet e fundit ngasurja “Bekare”, është i ruajtur tërë natën. (Amenerr-rresulu bima unzile ilejhi mirr-rrabihi uel-mu’minune).

Më pas shtonte:

 

????? ??? ???? ???? ??? ????? ??? ????? ???? ??????? ??? ??????? ??????? ??? ???? ??

????? ????????

 

Me emrin Tënd, o Zoti im! Po e vë trupin tim në këtë shtrat e me lejen tënde e ngre atë.(O Allah!) Në qoftë se e ke caktuar që (kjo të jetë nata e fundit që unë jetojë) të marrësh shpirtin tim, të lutem mëshiroje atë; në qoftë se e lejon atë që të rikthehet në jetë, të lutem ruaje atë, siç ruan robtë e tu të mirë!

????? ??? ???? ???? ???? ???????? ?? ?????? ??????? ?? ??????? ???????? ??? ????? ????? ???

.????? ???

????? ???????

 

O Allah! Ti e ke krijuar shpirtin tim; po Ti e merr atë; në dorën tënde është vdekja dhe jeta ime; në qoftë se më lejon të jetoj, më ruaj; në qoftë se më bën të vdes, më mëshiro!

O Allah! Unë të kërkoj falje (e më-shirë).

Më pas Pejgamberi (salall-llahu alejhi ue selem) vendoste kokën mbi pëllë-mbën e dorës së djathtë e thoshte:

 

????? ??? ????? ??? ???? ?????

O Allah! Më ruaj nga dënimi Yt Ditën, kur do të ringjallësh robtë e Tu

 

????? ????? ???? ?????

 

Me emrin (dhe me lejen) e Allahut, jetoj e vdes.

Më pas Pejgamberi (salall-llahu alejhi ue selem) thoshte:

SUBHANALL-LLAH! ELHAMDUL-LILAH!, ALLAHU EKBER,

secila nga tridhjetë e tri herë

 

 

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

1. Thuaj: Ai, All-llahu është Një!
2. All-llahu është mbështetja (Atij i mbështetet çdo krijesë).
3. As s’ka lindur kë, as nuk është i lindur.
4. Dhe Atij askush nuk i është i barabartë.

(Suretu El Ihlas)

 

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

1. Thuaj: I mbështetem Zotit të agimit,
2. Prej dëmit të çdo krijese, që Ai e krijoi.
3. Dhe prej errësirës së natës kur ngryset plotësisht.
4. Dhe prej dëmit të atyre që lidhin dhe fryejnë nyja.
5. Edhe prej dëmit të smirëkeqit kur sipas smirës vepron.

(Suretu El Felek)

 

1. Thuaj: “Mbështetem në Zotin e njerëzve!
2. Sunduesin e njerëzve,
3. Të adhuruarin e njerëzve,
4. Prej të keqes së cytësit që fshihet.
5. I cili hedh dyshime në zemrat e njerëzve,
6. Qoftë ai nga xhinët ose nga njerëzit”.
(Suretu En Nas)(3)

Një shkrim tjetër i dobishëm  Secili njeri kur ulet dhe pushon dikund e thotë:

Categories

Archives