Sunday, 25/2/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Dheu i Xhenetit, balta, guralecët dhe ndërtesat e tij

Dheu i Xhenetit, balta, guralecët dhe ndërtesat e tij

Imam Ahmedi thotë se na ka treguar Ebu Nadhri dhe Ebu Kamili nga Zuhejri, e ky nga Seid Taiji, e ky nga Ebu Mudlete – shërbëtor i nënës së besimtarëve, se ka dëgjuar Ebu Hurejren të tregojë: Thamë:

“O i Dërguari i Allahut, kur të shohim ty, na zbuten zemrat dhe bëhemi prej njerëzve të botës tjetër, por kur ndahemi prej teje, na pëlqen jeta e kësaj bote dhe jepemi pas grave dhe fëmijëve.”

Profeti (a.s.) tha: “Nëse do të ishit gjithmonë në gjëndjen kur jeni pranë meje, do t’ju kishin përshëndetur me dorë ëngjëjt dhe do t’ju kishin ardhur për vizitë në shtëpitë tuaja. Nëse ju nuk do të kishit bërë gjynahe, Allahu do të sillte me siguri një popull që do t’i bënin ato, e më pas do t’i falte.”

Ebu Hurejre vazhdon: Thamë: “O i Dërguri i Allahut, na trego për Xhenetin dhe për ndertesat e tij.”

Profeti tha: “Një bllok prej ari dhe një prej argjendi. Balta e tij është prej misku, guralecët e tij janë perlat dhe margaritarët, dheu i tij është prej zafiri. Ai që hyn aty kënaqet dhe nuk mërzitet, jeton përjetësisht dhe nuk vdes. Rroba e tij nuk vjetërohet dhe rinia e tij nuk shteron.

Tri vetëve nuk i kthehet pas lutja e tyre: imamit (drejtuesit) të drejtë, agjëruesit derisa të hajë iftar dhe lutja e atij që i është bërë padrejtësi dhe ka duruar vuajtjet. Kësaj lutjeje do t’i happen dyert e qiellit dhe Zoti thotë: “Pasha Krenarinë dhe Madhështinë Time, do të të ndihmoj, qoftë edhe pas pak kohe.”’

Ibn Ebi Dunja ka përmendur një hadith të Ebu Bekër Ibn Ebi Shejbes, që ka transmetuar nga Umer Ibn Ata Ibn Zerare, e ky nga Salim Ibn Mugithi, e ky nga Ebu Hurejre, e ky nga i Dërguari i Allahut (a.s.), se ka thënë: “Toka e Xhenetit është e bardhë, oborri i tij është prej shkëmbinjve të Kamfurit (gurë romantikë). Atë e rrethon misku si një dunë rëre.

Në të ka lumenj të rregullt, rreth të cilëve do të mblidhen banorët e Xhenetit, i poshtmi dhe i fundit, që të njihen me njëri-tjetrin. Allahu do të dergojë erën e mëshirës dhe mbi ta do të sillet rrotull era e miskut. Kur burri do të kthehet te bashkëshortja, bukuria dhe mirësia e tij janë shtuar, e ajo do t’i thotë: “Kur dole, unë isha e dashuruar pas teje, por tani jam akoma edhe më e dashuruar pas teje.”
Dikush tha: “O i Dërguari i Allahut, si janë ndërtesat e Xhenetit?” Profeti tha: “Një bllok prej argjendi dhe një bllok prej ari. Balta e tij është prej misku të kulluar, guralecët e tij janë perlat dhe margaritarët dhe dheu i tij është prej zafiri.”

Marrë nga libri: Udhërrëfyesi i shpirtrave drejt vëndit të gëzimeve.

Categories

Archives