Saturday, 22/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Dhe ndaloi veten prej epsheve

Dhe ndaloi veten prej epsheve

menstruacionet ne islam
Abdudaim Kehil

Përshtati: Sedat Islami

“DHE NDALOI VETEN PREJ EPSHEVE”
Pasimi i epsheve dhe kënaqësive është një shprehi dhe praktikë që dëmton njeriun. Ajo shndërrohet në varësi, mu sikurse varësia nga droga dhe lëndët tjera narkotike. Këtë e kanë vërtetuar edhe studime të reja shkencore.

Në një studim të kryer në vitin 2012 është vërtetuar se procesi i rënies së njeriut në dashuri zgjat sa 1/5 e sekondës. Truri i njeriut i përgjigjet ekstremisht shpejt femrës në të cilën shikon duke aktivizuar një pjesë të caktuar të tij, e cila aktivizohet rëndom kur të kryhen marrëdhënie seksuale apo të konsumohen lëndë narkotike.

Për këtë, shkencëtarët vërtetojnë se shikimi i tepërt në gra shkakton aktivizimin e kësaj pjese në formë të përsëritur, gjë që bën që një pjesë e madhe e hormoneve të ashtuquajtura ‘hormonet e lumturisë’ të sekretohen. Për pasojë, njeriu sikur robërohet dhe kjo gjendje e bën atë që të jetë në varësi të shikimit në gra tamam sikur që është një i droguar ose alkoolist.

Shkencëtarët tërheqin vërejtjen se kjo gjë ndikon në dëmtimin e qelizave të trurit, në minimizimin e performancës së njeriut, në dobësimin e aftësisë logjike, etj. Duke patur parasysh këtë, ne arrijmë të kuptojmë pse Islami e ndaloi shikimin në gra dhe ndaloi pasimin e epshit.
bota
Shkencëtarët ilaçin e shohin në paralajmërimin që bëjnë për pasojat e mëdha që ka një gjest apo shprehi e keqe sikur kjo e shikimit në gra. Njeriu duhet të ketë besim në vete, duhet të mbizotërojë mbi epshin si dhe të mos i lejojë vetes t’iu nënshtrohet apo të pasojë epshet kurrë.
I madhëruar qoftë Allahu!
Kur’ani para 14 shekujsh dha këtë paralajmërim, i cili paraqet për ne një bazë dhe siguri për jetë të lumtur. Ka thënë Allahu: “E kush iu frikësua paraqitjes para Zotit të vet dhe ndaloi veten prej epsheve, 41. Xhenneti është vendi i tij.“ (en-Naziat, 40-41.)
Shihni sa bukur janë radhitur gjëra: “frika” pastaj “ndalimi” ndërsa si rezultat “Xhenneti.”
Po kështu ka thënë Allahu: “…e mos shko pas dëshirave se ato të shmangin prej rrugës së All-llahut…“ (Sad, 26.)
Kështu, të nderuar, kushdo që praktikon mësimet kur’anore, jeton i lumtur, ndryshe nga ateistët, të cilëve iu mungon lumturia shpirtërore.
A do të vendosim që tani e tutje do ta ndalojmë nefsin nga epshi dhe do të punojmë për botën tjetër!

Një shkrim tjetër i dobishëm  Përse këndimi i kaptinës Jusuf largon brengat?
Tags:

Categories

Archives