Tuesday, 13/11/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Dhe hani e pini, por mos e teproni (Kur’an)



Dhe hani e pini, por mos e teproni (Kur’an)

…Dhe hani e pini, por mos e teproni…
(Kur’an; A’raf:31)

-Teprimi i ushqimit e dëmton trupin e njeriut, ndaj njeriu duhet të përkufizohet në ngrënie të sasisë së ushqimit aq sa ta mbajë trupin. Teprimi i ushqimit nxit lakminë, pangopësinë, obesitetin, dembelinë dhe paaftësinë dhe zhdukë inteligjencën.

Aishja ( Allahu qoftë e kênaqur prej saj)
Ka thënë: Bidati i parë të cilin e pash pas vdekjes së Pejgamberit alejhi we selam ishin njerzit barkmëdhenjë!

Mbipesha~ ky problem i cili nuk egzistonte në kohen e të Dërguarit alejhi we selam tani ka prekur shumë Muslimanët pa marrë parasysh se në cilen pjesë të Globit jetojn, andaj edhe shohim me mijëra kompani faramaceutike të cilat kan njé fluks té prodhimit të ilaqeve shumë fitimprurse dhe recetave té cilat pretendojné né stabilizimin e peshes trupore, të ushqyerit e pa kontrolluar, pa ndonjé masë ka bërë që ky problem shendetésorë të përhapet çdoher e më shumë, ndërsa Islami na mëson më së miri té ushqyerit me masé të caktuar.
I Dërguari [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Nuk mbush njeriu enë më të keqe sesa barkun e tij. I mjaftojnë birit të Ademit disa kafshata me të cilat do ta mbajë shpinën e tij. E nëse patjetër dëshiron të shtojë, atëherë le të ndajë një të tretën për ushqim, një të tretën për pije dhe një të tretën për frymëmarrje.” (Sahih, Imam Ahmedi, Tirmidhiu etj.)

“Teprimi konsiderohet që të hash gjithçka që ke dëshirë.” (Transmeton Muslimi)





“Besimtari ha në një zorrë, kurse jobesimtari ha në shtatë zorrë.” (Transmeton Ahmedi, Tirmidhiu, Ibn Maxhe dhe Hakimi)

Mbipesha ndieshëm rrit rrezikun në shfaqjen e problemeve kronike dhe degjenerative té shëndetit Ku përfshihen:
Diabeti
Depresjoni
Guret në fshikzën e tëmthit
Sëmundjet e mushkërive
Sëmundjet e zemres
Sëmundjet e veshkave
Përkeqëson rrezikun e disa llojeve të kancereve siq janë kanceri ne qafen e mitres, kancerin në qafen e mitres, kancerin në zorren e trash etj…
Duhet ta kemi parasysh qe 85% e rasteve të fillimit të diabetit (tipi ll) jané direkt të lidhur me mbipeshen, 35% e rasteve me sëmundjet e zemres, 45% e rasteve me hipertensjon ndërsa 20% e rasteve në rritjen e kolesterolit.

Përgatiti inf.Qendresa Paqarizi