Tuesday, 17/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Dështoi skenari për shkatërrimin e BIK-ut


Dështoi skenari për shkatërrimin e BIK-ut


Nga Selami SHKODRA 

Në javët e fundit pa ndalur ka pasur debate nga më të ndryshmet për zhvillimet në të cilat po kalon Bashkësia Islame e Kosovës (BIK). Në këto debate janë përfshire njerëz nga më të ndryshmit, duke u nisur nga ish-kryetari i Kuvendit, të ashtuquajturit opinionistë, gazetarë, disa institucione jokredibile e deri në njerëz që s’e kanë haberin se cilat janë shkollat juridike Islame dhe çka proklamojnë, si organizohet dhe si funksionon BIK-u.

 Njerëz jokompetentë i dhanë vetes të drejtë që ta vlerësojnë, njollosin, “gjykojnë” dhe të linçojnë si myftiun Tërnava dhe të gjithë institucionin, mirëpo gjatë kësaj periudhe disajavore është vërejtur që ka pasur një fushat të orkestruar mirë nga njerëz të caktuar me qëllim denigrimin e BIK-ut. Shumica e këtyre njerëzve që i kanë lejuar vetes të merren me këtë temë, e që kanë pasur një qëllim të përbashkët, qëllim ky tashmë i njohur për fraksionimin, mosfunksionimin, dëmtimin, hutimin, çakordimin, defaktorizimin dhe krejt në fund shkatërrimin e BIK-ut, që në të kaluarën është dëshmuar si një institucion që ka qenë mjaft i konsoliduar dhe i qëndrueshëm. Institucion që ka dëshmuar që di të jetë koherent si në aspektin fetar, kombëtar, shtetformues, integrues dhe kontribuues i madh i proceseve që ka kaluar shoqëria dhe komuniteti mysliman në Kosovë.

Çdo qytetar i Kosovës e di fare mirë rolin e madh që ka luajtur BIK-u dhe Medreseja ‘Alaudin’ gjatë kohës së okupimit. Po ashtu edhe vlen të theksohet edhe vetë roli i myftiut Tërnava si nga pozita e drejtorit të Medresesë, po ashtu edhe nga pozita e kryemyftiut. Të gjitha këto kontribute nuk mjaftuan që disa nga artikullshkruesit të mos kursehen nga fushata e cila, siç shihet, është krejtësisht pa përmbajtje dhe false, e cila po tenton të krijojë një opinion të rrejshëm, dhe nuk ka në fokus trajtimin e problemeve të vërteta të cilat eksitojnë si psh. mosekzistimi i ligjit për bashkësitë fetare ligj ky i kërkuar disa herë nga institucioni i bashkësisë Islame të Kosovës.

Këta nuk trajtuan problemet pronësore, hapësirat e pamjaftueshme për besimtarët për t’i kryer ritet e tyre fetare, po ashtu nuk trajtuan kurrikluat të cilat janë pjesë e mësimdhënies dhe mësimnxënies në medresetë e vendit apo në vetë fakultetin e studimeve islame, sikur të trajtoheshin problemet si këto apo probleme të tjera përmbajtjesore, do të meritonin vëmendje dhe do t’i merrte opinion seriozisht po ashtu duke ngritur tema të tilla dhe duke ofruar modele më të avancuara do të arrinin që të vinin në siklete udhëheqësit aktualë të BIK-ut, mirëpo gjatë kësaj fushate të egër kjo nuk ka ngjarë si nga vetë ish-pretedenti për kandidat, ish-kryetari i kuvendit që në disa raste ndoshta edhe duket paksa kontroverse kur në njërën anë kritikon BIK-un se funksionin me një pushtet të stërvjetëruar dhe në anën tjetër bëhet pengesë e patejkalueshme për të reformuar atë kushtetutë, kushtetuta apo (statutet) si akt më të lartë juridik të organizatave të tilla me kalimin e kohës ndryshohen, plotësohen, apo edhe nxirren krejtësisht të reja.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Haloterapia, ka filluar të aplikohet edhe në Kosovë

Në mbledhjen e parafundit të kuvendit u krijuan edhe alarme të rrejshme se gjoja gjatë mbajtjes së kuvendit ”paska tensione dhe presione” në vetë mbledhjen. Ky alarm tentoi që të krijojë një situatë që të ndërhyjë policia në institucionin e BIK-ut ku mendohet që edhe kjo ishte një pjesë e skenarit që akoma nuk dihet se kush është hartuesi i tij, mirëpo dihet fare qartë se kush është pjesë e tij.
Pavarësisht të gjithave, edhe në ndryshimet e fundit në kushtetutën e BIK-ut askund nuk është sanksionuar që të mos ketë kundërkandidat dhe garantohet proces dhe garë zgjedhore edhe për vetë pozitën e kryemyftiut.
Andaj çdo pretendent që i plotëson kushtet, mund ta bindë veten që t’i hyjë garës dhe të bëjë një test krejtësisht demokratik që të masë veten me anë të fuqisë së votës që është fondament i demokracisë.

Ndërsa të tjerët që i priteshin me shkrepse dhe benzinë në dorë për t’ia vënë zjarrin e që etiketuan pafundësisht. Veçanërisht javëve të fundit është një përgjigjeje që duhet të jetë me të sinqertë me vetë qytetarët kur trajtojnë çështje kaq të ndjeshme siç janë institucionet e kultit.
Mbështetja për ndryshimet në Kushtetutën e BIK-ut ishte vota plebishitare që i dha kuvendi i këtij organi si organ kompetent dhe njëherësh dha përgjigjeje edhe për shumë hipoteza të ngritura gjatë kësaj fushate. Presioni që nuk dha rezultatet e pritshme për shumë kënd që fërkonte duart, dhe në fund bëri që të dështojnë skenarët e shkatërrimit të BIK-ut./Tribuna

image_pdf

Categories

Archives