Monday, 23/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Deshirat e zjarrta te personit te semure


Deshirat e zjarrta te personit te semure


 Nese pacienti, personi gjate kohes sa zgjate permiresimi i tij, ose nese personi i shendoshe nxit dhe zhvillon deshiren e fuqishme per nje ushqim te caktuar, ose per ndonje pije e cila nuk i lejohet, kurse deshira e tij e zjarrte per ate ushqim ose pije rritet, atehere nuk do te kete dem nese i jepet (atij personi).

 

 

Por, me kete rast duhet dhene vetem njesasi e vogel e asaj qe e deshiron me aq zjarr te madh, te cilin mund ta trete organizmi i tij. Nje sasi e ketille nuk e demton. Perkundrazi, i ndihmon me siguri, sepse deshira e tij natyrore paralajmeron se konstitucioni i trupit te tij do ta pranoje me deshire ate qe e kerkon zemra, kurse nje efekt i tille pozitiv do te neutralizoje dhe do te tejkaloje cfaredo demi te mundshem, nje pjese te vogel te te cilit e permban ne vete. Ne te vertete nje ushqim ose pije qe merret ne kete menyre eshte me e dobishme per trupin sesa ngrenia ose pirja e asaj qe nuk i pelqen. Kjo e shpjegon shkakun pse i Derguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., ka lejuar qe Suhejbi i hengri disa hurma te fresketa (ratib) kur ishte i semure nga konjuktivitisi. Ai e dinte qe ato nuk do ti benin dem. Ne nje transmetim te ngjashem, eshte thene se Aliu, r.a., i kishte bere vizite te Derguarit te All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., i cili e kishte pyetur: Per cfare ke deshire? Aliu, r.a., ishte pergjigjur: Per hurma te fresketa. I Derguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., nga dashuria e madhe dhe ndjenja e bashkevuajtjes me ashabet e tij, qeshi ne kohen kur po ia hidhte nje hurme Aliut, r.a., i cili e mori me shume falenderime. Nje cast me vone, i Derguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., ia hodhi hurmen tjeter, pastaj te treten, dhe vazhdoi keshtu derisa Aliu, r.a., i hengri shtate hurma. Pastaj i Derguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., tha: Ali, ke ngrene mjaft!

Ne nje transmetim tjeter, qe eshte shenuar nga Ibn Maxhxhe, thuhet se i Derguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, kur po i bente vizite nje personi te semure, e kishte pyetur: A ke deshire per dicka I semuri ishte pergjigjur: Per nje cope buke gruri. I Derguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., u tha ashabeve:Nese dikush prej jush ka miell gruri ne shtepi, i sillni pak vellait tuaj. Pastaj shtoi: Nese pacienti juaj ka deshire per nje ushqim ose pije te caktuar, ia jepni ta haje apo ta pije.96 Sigurisht se kjo keshille e te Derguarit tregon bukurine e shkathtesine mjekesore te cilen mund ta kuptojne mjeket e afte.
Ne thelb, kur pacienti ha dicka qe e deshiron, por pa pasur uri te vertete dhe oreks te natyrshem, kjo mund te jete me e dobishme per te sesa ngrenia ose pirja e dickaje te cilen nuk e deshiron. Pastaj, trupi do te trete me lehtesi me te madhe dicka qe eshte ngrene ose pire me deshire dhe kur instinkti i individit kerkon dicka te tille. All-llahu e di me se miri.

 

 

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  Psikologjia Kuranore!

Categories

Archives