Sunday, 24/6/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

DËSHIRAT DHE KONFUZIONI I EGOS MASHKULLORE

DËSHIRAT DHE KONFUZIONI I EGOS MASHKULLORE

lule lule

DËSHIRAT DHE KONFUZIONI I EGOS MASHKULLORE

Një djalosh që ishte fokusuar shumë në egon e tij mashkullore, duke medituar mbi gjendjen e tij të cilës nuk po mund të i jepte zgjidhje të duhur, kishte thënë:

“Në çdo femër që shihja, e gjeja nga një element që i përkiste gruas ideale që unë e dashuroja me gjithë zemër, porse një e tillë e vetme që i posedonte të gjitha këto nuk e gjeja dot asnjëherë. Secila kishte tipare që ma kujtonte tjetrën, dhe secila nga to më kujtonte idealen, dhe dikur e kuptova se një e tillë si ajo, ekzistonte vetëm në imagjinatën dhe fantazinë time me dëshira të fryera dhe poashtu në të gjitha femrat e botës kudo që i takoja.
Mendova mirë për këtë gjë dhe thash me vete:
‘Po t’i kisha të gjitha që ta përmbushja deshirën time, por a thua si do t’i mbaja!?A do të pranonin vallë, ato një gjë të tillë!? A do të mund t’u bëja ballë kërkesave të tyre!? Deri në sa do të mund t’i mbaja dhe t’u bëja ballë!?
Nuk m’u kujtua, ndoshta pse mua më pëlqejnë ndodh që unë mos t’u pëlqej atyre! E çuditshme kjo, më habit fakti se ç’më shtyu të mëndoj kështu!?
Ndoshta pse i dhash shumë rëndësi kuptimit të deshirës së pakufijshme gjërsa unë jam një njëri një qënje e kufizuar! Kam muaj e vite që orvatem me këtë gjë, dhe ashtu disi më kalon koha vetëm nepër ëndërrat që i shoh me sy të hapur! I vetëm, i paqartë për vetën dhe i pavendosur për jetën, duke shpresuar për një ditë tjetër që do të ketë diçka më të mirë për mua! Por ja që vitet po ikin dhe unë akoma vërtitem në çark. Problemi është se më kanë pushtuar idealet dhe dëshirat e kota, të shfrenuara dhe të pakufizuara.
Ideale, ëndërra, deshira,fantazione, imazhe imagjinare që të gjitha i kam, por një gjë më mungon, e ai është realiteti! Realiteti me të cilin asnjëher nuk po mund të takohem; nuk e di nëse ai është duke ikur nga unë apo jam un ai që po iku nga realiteti!? Shmangem sepse shpresa e kotë më është bërë mike imja e përditshmërisë; ajo bëhet xheloze saherë që dua të ndërmarr diçka, m’i kujton kohët e shpenzuara dhe investimet e mija në fryerjen e dëshirës për femrën ideale!
Një ditë po lexoja një tregim për një djalosh të ri i cili kishte shkuar tek një njeri i urtë për të biseduar me të në lidhje me një hall që e kishte kapluar.

“Djaloshi i ri tha: po kërkoj gruan që e deshiroj aq shumë dhe asesi nuk po mund ta gjej atë, më trego se ç’të bëj o njeri i urtë! Njeriu i urtë e pyeti: pa më trego se si duhet të jetë ajo!? Djaloshi u përgjigj: të jetë e bukur, të jetë e re dhe e ndershme, të jetë e moralshme, të jetë e edukuar mire dhe e ditur, të dinë të gatuaj, të më rrijë gati, të jetë e mençur….etj. Njeriu i urtë i habitur me vemendje po e shikonte dhe i tha: eh more biri im, unë e njoh një të tillë. Djaloshi i gëzuar e pyeti, më trego se ku mund të gjej atë!? Ai i tha: Padyshim se vetëm në Xhennet mund ta gjesh një të tillë!”

Ky tregim më bëri që të mendoj shumë, dhe pasi që e lexova disi e pash vetën time si njeri të hutuar i cili po ecte mbi tokë dhe po jetonte mbi re.I cili po kërkonte diçka që në të vërtetë ishte shumë e veshtirë për të ekzistuar në botën reale.Pëlqeja atë që më pëlqente dhe porsa e shija ndonjë gjë që nuk më pëlqente e refuzoja, ngase kërkoja një grua përfekte! Ndjeva përbrenda se isha i lodhur me ktë gjë dhe se duhej të bëja ndryshime në vetën time, sepse kjo që po jetoja nuk më jepte kurrfar rezultatesh përveç se konfuzion dhe pavendosmëri të vazhdueshme!
Një obligim ia caktova vetës sime, që të mirrem me gjendjen time seriozisht qoftë edhe me ndihmen e ndonjë specialisti i cili do të mund të më ndihmonte që të përmirësohësha dhe ta filloja një jetë reale, ashtu njesoj sikurse në tregimin e djaloshit me njeriun e urtë.

(Yll Avdijaj)

Categories

Archives