Thursday, 23/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Der Spiegel: Rreth 1 milion skllevër në Bashkimin Evropian


Der Spiegel: Rreth 1 milion skllevër në Bashkimin Evropian


skllever

Trafikimi i qenieve njerëzore është formë moderne e skllavërisë në shekullin e 21 -të, dhe kjo është gjerësisht e përhapur në Bashkimin Evropian, citon e përditshmja gjermane Der Spiegel.

Der Spiegel ka cituar një raport të paraqitur në Parlamentin Evropian ku thuhet se vendet e BE-së janë shtëpi e të paktën 3.600 rrjeteve të krimit ndërkombëtar.

Trafikimi i qenieve njerëzore është një biznes jashtëzakonisht fitimprurës për krim të organizuar dhe mund të marrë forma të ndryshme të shfrytëzimit; nga shfrytëzimi seksual dhe adoptimi i paligjshëm i punës së detyruar, puna në familje, tregtia e paligjshme e organeve njerëzore dhe trafikimi i lypsarëve. Trafikimi i qenieve njerëzore mund të synoj si burrat ashtu edhe gratë, vajzat dhe djemtë e kombësive të ndryshme, duke u mbështetur mbi kërcënime, mashtrime dhe forma të ndryshme të detyrimit dhe rrëmbimit.

Dëmi ekonomik i BE-së është vlerësuar në qindra miliarda euro në vit, përderisa bandat kriminale fitojnë 26 miliardë në vit për tregti të paligjshme, si transplantim mjekësor, por edhe trafikim të qenieve njerëzore. Rreth 900.000 njerëz punojnë në BE si skllevër , duke përfshirë edhe 27.0000 skllavë të seksit. /mesazhi/

Një shkrim tjetër i dobishëm  Gjermania kërkon personel shëndetësor jashtë vendit

Categories

Archives