Tuesday, 23/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Deputeti i ‘Agimit të Artë’ mbante në shtëpi flamurin shqiptar


Deputeti i ‘Agimit të Artë’ mbante në shtëpi flamurin shqiptar


Në shtëpinë deputetit grek Kristos Papas i cili u dorëzua në polici është gjetur një tërësi sendesh kriminale, helmeta naziste, shishe me verë me emblema të Hitlerit, por edhe një flamur shqiptar.

flamuri
“…Në dorë të Agimit të Artë gjendet një flamur. Është një histori e gjatë sesi ka rënë në dorë të Agimit të Artë kyflamur. Mund të bëjmë një emision të tërë për këtë çështje, ndoshta nuk ekziston as në muzeun e luftës së Tiranës nëse do të mund ta quanim kështu mes thonjëzash. Është flamuri i Fertit, ky është në dorë të grekëve. Shqiptarët nuk do ta marrin kurrë. Ky është flamur pasi shqiptarët u pushtuan nga Italia fashiste. Ky nuk është flamuri i natyrshëm i shqiptarëve, apo jo. Është flamurfashisto- shqiptar. Nuk ka asnjë lidhje nëse ky flamur është fashist, apo nëse ka këtu përkrenaren e Skënderbeut, apo nëse ka yll apo është pa yll. Edhe ky është një flamur i vjedhur. Keni vjedhur shqiponjën dykrenare bizantine, e kuqja dhe e zeza janë ngjyrat tona. Këtë flamur e kemi në zyrat tona…”, ka thënë Papas në një intervistë dhënë për mediat shqiptare disa muaj më parë.

Mediat greke kanë publikuar disa foto të sendeve të gjetura në banesën e nënkryetarit të organizatës kriminale, “Agimi i Artë”.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Vlorë, 285 kg C4, shembet hoteli 7-katësh

Categories

Archives