Saturday, 20/10/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

DEPRESIONI!



DEPRESIONI!

depresioniDepresioni s’është gjë tjetër, pos grumbullim dhe fshehje e emocioneve dhe mendimeve negative në pavetëdijen-subkoshiencën tonë, ku më pas ato brenda qenies shpërthejnë, duke na ngulfatur e rrëmbyer qetësinë, disponimin dhe lumturinë tonë. Ato parehati, më pas na hutojnë. Andaj, nxjerrini ato mendime, ide të errëta, imagjinata, ndjenja dhe emocione te trishtueshme dhe të këqija, histori që mendoni se janë harruar, nxjerrini nga ai burg apo skutë e thellë aty ku i keni fshehur, aty ku i keni ruajtur, duke, biseduar me njeriun e dashur tuajin, duke i treguar të gjitha ato një nga një. Kjo metodë shërimi apo çlirimi nga ngërçet psiko-shpirtërore, ngjanë sikur t’i fusësh gishtat në gojë, për të provokuar vjelljen, me qëllim për të nxjerrë nga barku ushqimin e dëmshëm dhe të prishur. Psikoanaliza, bazohet në këtë. Flisni, komunikoni me dikë nga një orë në ditë rreth asaje që iu është ngulitur në kokë prej fëmijërisë. Zaten, siç thonë psikoanalistët, se depresioni i ka rrënjët e veta diku në vitet e hershme të fëmijërisë!
Dialogu apo –shërimi nëpërmjet fjalëve- ndërmjet njeriut me depresion dhe një psikoterapeuti, ka efekt shumë më të fortë se sa përdorimi i barnave me subtsancë narkotike me muajë të tërë! Veni re, përdorimi i barnave, nuk shëron njeriun, ato vetëm që e vëndojnë në gjumë sistemin nervor prej një kohë të caktuar deri në një kohë tjetër. Kurse pasiqë barnat humbin efektin, problemi dhe stresi rikthehen sërish. Njeriu përgjatë dialogut arrinë në çlirim gatise të menjëhershëm. Sekretin e kësaj nuk e di askush.
Shenjat e depresionit?
• Pikëllim dhe mërzi e vazhdueshme
• Humbja e disponimit
• Ankthe dhe nervozizëm
• Dëshira për të qarë
• Izolimi dhe mospërzierja me njerëz
• Dyshime të rreshtura
• Mungesa e oreksit për jetë
• Mendime të qenurit i pavlerë
Flisni rreth asaj që ju pengon, flisni. Mos i mbani në shpirt, e as mos i fshihni. Mos i fshihni!
Përgaditi: Agron Islami









Tags: