Thursday, 19/7/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

“Depresioni ndërmjet yshtjes dhe të vërtetës!”



“Depresioni ndërmjet yshtjes dhe të vërtetës!”

depresioni

Autor: Agron Islami

E takojmë një djalosh të ri, të goditur me sindromat e depresionit. Disa prej njerëzve i thonë se ai duhet të shkoj e të vizitohet te rukjexhinjët, e disa të tjerë e endin nëpër hajmalia e fallxhorë! E që të dyja rrugët janë rrugë të gabuara, dhe, bindshmërisht po e them se, janë edhe të paefektshme (provojeni do të shihni!) dhe kjo ndodh për një arsye: Sepse depresioni nuk buron nga shpirti, (siç ndodh me mësyshin apo magjinë) por ai si vendburues e ka trurin, ai depresioni lind nga idetë negative, nga ngjalljet e kujtimeve, nga dëshpërimet, nga lëndimet e goditjes e jetës, pra, nuk lind nga shpirti drejtpërsëdrejti, siç ndodh me prekjen e xhinëve e djajve të cilët janë shpirtëra, dhe ngatërrohendirekt me shpirtin (e njeriut)!

Ndaj dhe pikërisht për këtë arsye yshtjet fetare dhe jofetare, nuk do të japin efekt fare – më besoni!

Ndërkaq nëse i thuhet individid ti duhet të shkosh të falesh sepse vetëm kështu ti do të shërohesh, sipas mendimit tim, nuk është as kjo e tëra t’i themi ok dhe e shkëlqyeshme, sepse, mua po më duket se sikur është duke u porositur i depresionuari apo i ankthuari, të praktikoj faljen njëjtë sikur është duke u porositur për përdorimin e një bari apo ilaçi mjekësor, që pas efektit të plotë të tij, ai do ta lërë dhe harroj atë!

Jo!

Namazi nuk është i këtillë! Zoti, namazi, ana shpirtërore dhe feja në përgjithësi, nëse nuk kuptohetracionalisht duke lexuar, medituar, e kontempluar thellësisht mbi Shpalljen Hyjnore, ai, namazi e as feja, nuk do të lëshoj tek njeriu dobi të rrënjësishme asnjëherë! Dhe individi i tmerruar, nëse shkon në xhami të falet, ai tani nuk do të shkoj për shkak se e do Zotin, apo për shkak se tanimë e ka kuptuar dobinë e të qënurit afët Tij, por do të shkoj për shkak se është i frikësuar, e që (jo rrallë herë) ndodhë që ai as aty në xhami të mos gjejë kënaqësinë! Sepse shkon diku, të praktikoj diçka, symbullur e i hutuar!





Edhe namazi ka artin e vetë, ka urtësitë dhe filozofitë e larta e të thella të tij. Që nëse nuk mësohet, dobi, thesare, dritë e Jetë prej tij nuk do të korret!

Unë mendoj se ai, i riu apo e reja e tmerruar, duhet të qetësohet…. duke përzgjedhur fjalë dhe këshilla të ndryshme, ajete, hadithe, urtësi, e të mos frikësohet akoma më shumë, “të futet e të nxirret disa herë nga varri” e të tmerrohet edhe më tepër, por t’i flitet thellë mbi Zotin, të mjaltoset e të ngrohet zemra e tij me Madhërinë dhe prezencën e Zotit në gjithësi dhe tej-gjithësi. Nëse në trurin e tij, do të depërtojnë ide madhështore mbi Zotin, mbi namazin, mbi Artin e Fesë, mbi vlerën e Kuranit, dhe ide të përsëritura, të shpeshshme, ato ide më vonë ai vetë do t’i analizoj, do t’i kujtoj e rikujtoj me racionalitetin e tij, e më pas, ato ide do të marrin rrugën për në zemër, e që pas kësaj, besimi fetar do të nis të ngritet së bashku me rënien tejfizike, e do të derdh ndjenja pozitive. Pra është një proces… e ky proces do të shkoj miirë, nëse në tru(nëpërmjet veshit dhe syve të tij) janë hedhur ide e koncepte të shëndosha! Në tru ama! Dhe tërë ai proces të udhëhiqet e ndiqet nga ai brum që është vëndosur brenda trurit!

(Kur them depresioni, kam për qëllim atë të shkallës së ulët, e jo atë depresioni madhor bipolar)

Vazhdojmë…





Categories

Archives