Thursday, 19/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Depresioni madhor

Depresioni madhor
depresioni shqip

Depresioni mund të sillet në mënyrë të dukshme nga pikëpamja e seriozitetit të gjendjes. Në formën e lehtë është normale që njerëzit të ndihen depresivë, kur ata dështojnë në arritjen e një qëllimi apo kur u vdes ndonjë i afërm. Depresioni i lehtë zakonisht zgjat pak dhe pasohet nga përmirësimi.



Depresioni madhor ndodh kur një individ provon një ose më shumë episode Depresioni madhor, simptoma kryesore e të cilit është ajo e një gjëndjeje shpirtërore të rënë dhe humbja e interesit për aktivitete normale.

Simptoma të tjera mund të përfshijnë prishjen e gjumit, këputjen, rënien në peshë, ndjenjën e fajit të kotë, ndjenjë e të ndierit i pavlefshëm, paaftësi për t’u përqëndruar, mendime rreth vdekjes dhe vetëvrasjes. Këto simptoma shfaqen të paktën për një periudhë dy javore. Personat që vuajn nga Depresioni madhorë e përshkruajnë veten si të trishtuar dhe të pashpresë. Ndodh që ata nuk gjejnë motiv për të vazhduar jetën dhe përpiqen të vrasin veten.

Depresioni madhor zakonisht fillon në moshën e pjekurisë së hershme, por episode të Depresionit madhor mund të shfaqen në çdo moshë, duke përfshirë edhe fëmijërinë. Një episod i Depresionit madhor zgjat të paktën gjashtë muaj, por mund të shkojë edhe një vit, madje edhe më tepër.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Si e dini qe vuani nga nervi ishiatik?
Tags:

Categories

Archives