Wednesday, 18/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Demi-Murtezi: Barazia gjinore të mos jetë mit

Demi-Murtezi: Barazia gjinore të mos jetë mit

Në kuadër të sensibilizimit të grave për pjesëmarrje në votime, për të ushtruar njërën prej të drejtave elementare në shtetin demokratik, sot u mbajt debati me titull “Vota e saj, vendimi i saj”, nga OJQ “Demokracia në Veprim”.

demi murtezi

Labinotë Demi-Murtezi diskutoi në raport me temën e debatit, duke theksuar pozitën qëndrore të femrës në shoqërinë kosovare, duke bërë thirrje që barazia të mos jetë mit, por të konsiderohet dhe respektohet si vlerë fundamentale e shoqërisë, për të ushtruar të drejtat e saj, e sidomos pjesëmarrjen e saj në vendimarrje.

Meqenëse jemi në prag të zgjedhjeve, ajo theksoi se vota e femrës, është vota e gjysmës së popullatës, për ta bërë të esenciale pjesëmarrjen e grave në këtë proces demokratik.

Labinotë Demi-Murtezi tha se në Partinë e Drejtësisë, vlerat, virtytet, profesionalizmi dhe intelektualiteti, nuk kanë dimension gjinor, duke i dhënë vendin e merituar femrës në këtë parti, duke e bërë që të ndihet e barabartë, pa pasur nevojë të plotësohet kuota e 1/3-tës për të vlerësuar këtë barazi, që në esencë i bie pabarazi.

Në diskutim, përvec panelistëve, morën pjesë edhe përfaqësues nga parti të tjera, si LVV, PDK dhe përfaqësues nga OJQ “Merita”

 

Pjesëmarrëse në debat ishin edhe Drita Klaiqi nga zyra për barazi gjinore në kuvendin komunal, dhe Ismet Kryeziu nga OJQ “Demokracia në Veprim”.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Narkomanët kosovarë, përdorues edhe të drogave të rrezikshme

Categories

Archives