Tuesday, 25/9/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Demi dhe burrat



Demi dhe burrat

Një zonjë vajti të ushqejë kafshët e shtëpisë, mes tyre dhe një dem i papërmbajtur. Atë ditë, demi kishte këputur litarin dhe me të pikasur zonjën që hyri brenda iu turr me brinjë duke e përplasur për muri. Nga goditjet e marra zonja ndërroi jetë në vend.
Dhoma ishte mbushur plot me burra, ku njëri prej tyre po i shprehte ngushëllimet e tij të zotit të shtëpisë. Ai i tha se i vinte shumë keq për ndodhinë dhe se të gjithë ata burra, mbi dyqind syresh, kishin ardhur për ti shprehur ngushëllimet.
Në atë çast, zoti i shtëpisë e ndërpreu dhe i tha:”Vëlla! Ti fol për vete se këta të dyqind burrat që kanë ardhur nuk janë këtu për të më shprehur ngushëllimet mua, por kanë ardhur të blejnë demin!”