Thursday, 20/9/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Dëmet e rritjes së thonjve



Dëmet e rritjes së thonjve

Dëmet e rritjes së thonjve

-Pa dyshim, Islami i jep rëndësi të madhe mbajtjes së pastërtisë dhe për ta kuptuar këtë nuk ka nevojë për ndonjë mund të madh; shumë dispozita me të cilat urdhërohet muslimani synojnë mirëmbajtjen dhe kujdesin ndaj pastërtisë, sikurse: gusuli (larja), abdesti, pastrimi i dhëmbëve, shpëlarja e hundës, mënjanimi i qimeve nga pjesët intime, bërja synet për meshkuj, etj. Në këto dispozita bën pjesë edhe prerja e thonjve, pasi ky është një veprim me të cilën janë urdhëruar muslimanët dhe konsiderohet prej natyrshmërisë së pastër të njeriut.

-Por, fatkeqësisht qasja e njerëzve ndaj këtij veprimi dhe trajtimi i tij si formë zbukurimi për femra na bën që t`i themi disa realitete për të sqaruar se sa është e paqëlluar të konsiderohet zbukurim kjo praktikë. Në vitin 1986 është mbajtur Seminari i Katërt Botëror i Mjekësisë Islame në Kuvajt. Aty është përgatitur një studim nga dr. Jahja Havaxhi dhe dr. Ahmed Abdul Ahir, në të cilin është argumentuar se zgjatja e thonjve nuk përkon me realitetin e zbukurimit të femrës ashtu si mund të pretendohet në disa shoqëri dhe vende në kohën bashkëkohore.

-Dobia e thonjve është që t`i mbrojnë majat e gishtërinjve dhe të rrisin efektivitetin e tyre gjatë prekjes dhe kontaktit me gjërat. Pjesa e rritur e thoit, e cila tejkalon gishtin, është e padobishme dhe nuk ka kurrfarë vlere, madje kjo është e dëmshme në shumë aspekte, disa nga të cilat do të përmenden në pikat e mëposhtme.

-Kur zgjaten thonjtë, krijohen hapësira poshtë tyre dhe këto janë vende shumë të përshtatshme për t`u grumbulluar ndyrësirat, mikrobet dhe parazitët e ndryshëm që shkaktojnë sëmundje. Por jo vetëm kjo, ato vende janë shumë të përshtatshme që të shërbejnë edhe si inkubatorë për baktere të ndryshme dhe pastaj të përcillen sëmundje të ndryshme te personat me të cilët ka kontakt njeriu që zgjat thonjtë.





-Thonjtë e zgjatur pamundësojnë apo vështirësojnë kryerjen e shumë punëve, të cilat janë përditshmëri për secilin njeri, si kapja dhe prekja e gjërave, në punët shtëpiake; femrat posaçërisht ballafaqohen me probleme të shumta gjatë kryerjes së përditshmërive shtëpiake.

-Ato janë të dëmshme edhe në raport me të tjerët, pasi u ngjasojnë kthetrave dhe gjatë lëvizjeve të shpejta të pakontrolluara mund ta lëndojnë dikë. Nuk është larg këtij rreziku edhe vetë personi që i zgjat thonjtë.

-Rritja e thonjve shkakton dëme edhe te thonjtë, sikurse thyerja dhe çarja e tyre kur kanë kontakte me objekte të ngurta. Pastaj si shkak i rritjes së thonjve ato mund të trashen dhe ta ndryshojnë formën dhe dëme të tjera.

— Lusim Allahun e Lartësuar që të na i hapë zemrat dhe t`i shohim gjërat ashtu si janë në të vërtetë dhe të mos mashtrohemi me atë që na shërbehet nga të tjerët me ambalazhe tërheqëse, ashtu siç është duke ndodhur edhe në lidhje me këtë praktikë.