Friday, 17/8/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

DEMENCA, TRAJTIMI NATYRAL



DEMENCA, TRAJTIMI NATYRAL

Në fakt, demenca (dementia) përshkruan një grup simptomash që përfshijnë humbjen e kujtesës afatshkurtër, konfuzionin, paaftësinë për zgjidhjen e problemeve, pamundësinë për të përfunduar aktivitetet dhe nganjëherë ndryshimet e personalitetit ose sjellja e pazakontë.

Dinamika e lutjeve konstante përmirëson zemrën, mendimet dhe sjelljen. Demenca apo humbja e kujtesës për ngjarjet dhe ndodhitë, qofshin ato edhe të freskëta, shtohet sidomos te personat e moshuar. Lutjet përmirësojnë ndjeshëm kujtesën, sidomos në të moshuarit, duke mbajtur rrugët e kujtesës të hapura përgjatë trurit, si dhe duke inter-komunikuar, veçanërisht me përsëritjen e vazhdueshme nga Libri i Shenjtë, Kur’ani Famëlartë, po edhe lutjet e tjera në secilën gjuhë dhe dituri poseduese, drejtuar Zotit të Gjithësisë (Allahut SWT). Kjo ndihmon gjithashtu (to screen the mind) dëlirësimin e mendjes nga mendimet negative dhe jo serioze (triviale).





Përsëritja e lutjeve, meditimit, përsiatjes mbi madhështinë e krijimit të Universit, si dhe asaj që njihet në përmasat e tij nga krijesat dhe qeniet e larmishme, pastaj përmendja aktive-vigjiluar e Zotit të botëve (aktivitet glorifikues drejtuar Allahut SWT) shoqëruar me mospërfillje të mendimeve negative, shkakton përgjigje relaksuese, duke shpjer në zgjerimin e aurës dhe simetrisë së sajë. Kjo uverturë spirituale, në aspektin biologjik manifestohet në zvogëlimin e “urisë” për oksigjen, stabilizimin e ritmeve të zemrës dhe frekuencës së frymëmarrjes, duke kursyer organet vitale si perspektivë-shëndet për organizmin.
Përgatiti: Rrahman FERIZI





Categories

Archives