Monday, 25/6/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

DEKODIMI SHKENCOR I KURANIT

DEKODIMI SHKENCOR I KURANIT

Meditimi im për këtë ajet ka filluar pas bisedës telefonike me një mikun tim të
dashur, i cili më pyeti a thua dikush prej ulemave ka llogaritur se sa kokrra
gruri ka, nëse nga shtatë kallinj mbijnë njëqind kokrra, p.sh. pas pesë viteve?
numrin e saktë, ose implikacionet e gjera
të ajetit.
Studentët e matematikës janë të njohur
me llogaritjen matematikore të kokrrave
të hashashit. Nëse një bimë e hashashit ka
3.000 kokrra dhe nga secila kokërr
mugullon nga një bimë edhe me 3.000
kokrra, nëse shumëzimi i hashashit
vazhdon me këtë progresion, për katër
deri pesë vjet e tërë toka e planetit tonë do
të mbulohej me hashash. Dikush mund të
thotë, ëndrra të çuditshme të hashashit!
KRIJIMI I KAPITALIT FINANCIAR
Duke folur për numrat është interesant
të përmendim llojin e shpërblimit që
kërkoi nga mbreti zbuluesi i njohur i lojës
së popullarizuar të shahut. Mbreti i
mahnitur me lojën, me zemërgjerësi i ofroi
zbuluesit të kërkojë shpërblim çfarë të
dëshirojë. Ky me “modesti” i tha që
dëshiron në gjithë 64 katrorët e shahut
kokrra gruri, kështu që duke filluar nga
katrori i parë, në secilin katror tjetër të
marrë vlerën e dyfishtë të fushës së
mëparshme. Gjegjësisht, në fushën e parë
të marrë një kokërr gruri, në të dytën dy,
në të tretën katër, në të katërtën tetë, në
të pestën 16, në të gjashtën 32 etj. Mbreti
qeshi për shkak të kësaj kërkese modeste,
duke mos menduar shifrat, të cilat mund
të fitohen në fund në këtë progresion.
Shifra e cila fitohet në 64 katrore
shahu, duke pasuar progresionin e
përmendur, është
18.446.744.073.709.551.615 kokrra gruri.
Kur ky numër kuadrilion shumëzohet me
peshën e një kokrre gruri, fitohen 460
miliard ton gruri e që është më shumë se
korrja njëmijëvjeçare e grurit në të tërë
botën.
I tërë dimensioni i këtyre numrave
mund të përjetohet, nëse i paraqesim në
mënyrë plastike. Kjo do të ishte, thonë
ekspertët, nëse do të kemi një hambar të
gjerë 10 metra, 4 metra të lartë, i cili
zgjerohet nga planeti Tokë e deri te Dielli
(largësia prej Tokës deri te Dielli është afro
150 milion km) dhe prapa. Numri i
kokrrave të grurit të përmendura në
progresionin shtatëfishor në Kuran është
edhe më impresiv.
Vini re! Do të njehsojmë vetëm numrin
e kokrrave të grurit nga një kalli dhe do të
arrijmë deri te numri fantastik.
Nëse nga një kokërr mbijnë shtatë
kallinj dhe në secilin kalli ka 100 kokrra,
këto janë 700 kokrra. Nëse nga secila
kokërr mbijnë edhe shtatë kallinj dhe në
secilin kalli nga 100 kokrra, fitojmë
numrat në vijim për katër vite, nëse është
fjala për një korrje në vit:
Pas një viti nga një kokërr do të fitojmë
7 x 100 = 700 kokrra.
Pas dy viteve: 700 x 700 = 490.000.
Pas tri viteve: 490.000 x 700 =
343.000.000.
Pas katër viteve: 343.000.000 x 700 =
240.100.000.000.
Meqë sipërfaqja e tokës është
148.280.000.000 m2, numri i kokrrave të
grurit që do të fitojmë pas katër viteve
vetëm nga një kalli gruri, me progresion
shtatëfishor, mjafton që të mbillet dendur
çdo metër katror i Planetit! Natyrisht
numrin përfundimtar e paramendojmë në
kushte ideale, d.m.th. në kushtet e
mungesës së plotë të dëmtuesve: minjtë e
fushës, shirat, acari, thatësia dhe
indiferenca njerëzore.
Zoti i Gjithëdijshëm i botëve ofron
analogjinë me progresionin shtatëfishor
madhështor në kontekstin e të hollave. Për
ndryshim të grurit (bimëve), i cili
biologjikisht është i aftë dhe zhvillohet e
shumohet, të hollat nuk janë. Ai i cili e
paramendon këtë fakt, e kupton gabimisht
këtë ajet vështirë se mund të shërbehet me
te. Por në çfarë mënyre atëherë
funksionon mesazhi në këtë ajet?
Të shikojmë para kësaj, si funksionojnë
mesazhet në hadithin vijues, i cili po ashtu
është i lidhur ngushtë me shumimin e
kapitalit ekzistencial. Omer ibën Hatabi
transmeton nga Pejgamberi sal-lallahu
alejhi ue selem që ka thënë: “Sikur ju të
mbështeteni tek Allahu sinqerisht, Ai do
t’u jepte furnizim siç u jep shpezëve, të
cilat në mëngjes fluturojnë të uritura e në
mbrëmje kthehen të ngopura.”
(Tirmidhiu). Fjala kyçe në këtë hadith
…Pejgamberi sal-lallahu
alejhi ue selem që ka thënë:
“Sikur ju të mbështeteni tek
Allahu sinqerisht, Ai do t’u
jepte furnizim siç u jep
shpezëve, të cilat në
mëngjes fluturojnë të uritura
e në mbrëmje kthehen të
ngopura.” …

është: “…në mëngjes fluturojnë!”, sepse
udhëzon në kërkim me kohë për rastet e
rëndësishme.
E ku fluturojnë? Nga foleja të cilën me
mund dhe durim e ndërtojnë! Le të
vështrojmë shkurtimisht çfarë i nevojitet
një trumcaku të ndërtojë një çerdhe
mesatare. Një shkencëtar gjerman ka
llogaritur që një fole e trumcakut përmban
nga 630 qime të gjata të kalit, 1.715 qime të
shkurtra, 195 copëza balte, 3 gjethe të
mëdha, 20 gjethe të madhësive të
ndryshme, 45 gjëra mëndafshi, dhe 35
gram lesh deleje. Për të qenë foleja
kompakte dhe e banuar, i gjithë materiali
duhet lidhur me pështymën e zogut, që e
prodhon në organizmin e tij. Fluturimin
nga foleja ia mundëson në mes të tjerash
edhe ushqimi i përshtatshëm, dëshira e
madhe dhe synimi i qartë.
Para se të kthehemi në folenë e tij, në të
mes tjerash analizon çdo centimetër
katror të sipërfaqes së tokës nëpër të cilën
fluturon dhe me shpejtësi shfrytëzon
rastet e njohura. Nëse hasin në arrë të
fortë dhe lajthi, nuk shërbehen me lutje
pasive, por shërbehen me fuqinë
automobilistike duke hedhur në cak arrat
dhe lajthitë në autorrugët e frekuentuara.
Pas kësaj kthehen në çerdhe të ngopur dhe
natyrisht gjatë tërë këtij procesi
mbështeten tek Zoti i tyre.
Kthehemi tani tek ajeti në fillim dhe
mënyrën e funksionimit të progresionit
shtatëfishor. Nëse e japim 1 euro (ose një
projekt vullnetarisht, shërbim që nuk do ta
paguajmë) sinqerisht në emër të Allahut,
gjegjësisht për një qëllim të lartë në të
cilin nuk ka absolutisht asnjë interes
personal, Allahu i Madhërishëm na
shpërblen për këtë mirësi në atë mënyrë
që si kthim na ofron shtatë koncepte
financiare të volitshme, ndërsa në secilin
nga këto koncepte nga 100 ide biznesi ose
projekte.
Nga ne pritet natyrisht, që këto
koncepte dhe ide biznesi t’i njohim,
shënojmë, përpunojmë, të konsultohemi
me ekspertët, riarsimojmë, t’i masim me
parametra preciz të ideve me shansin më
të madh të praktikimit, duke marrë
parasysh afrimin dhe kërkimin e vendit
konkret dhe kohës etj., dhe të lëvizim në
realizimin e tij. Kapitali i arritur nga ideja
realizuese kërkon fisnikërim dhe
qarkullim të mëtejshëm nëpërmjet
projekteve të rinj, përndryshe progresioni
ndalet. Edhe pse për një dhënie të sinqertë
të hollave, gjegjësisht projekt të zhvilluar
në emër të Allahut, dhënësi fiton si
shpërblim raste të paparashikuara për
zhvillim financiar, fare pak ka të tillë që
me kohë i njohin këto raste duke vepruar
me mjaft mençuri dhe shpejtësi.
Mënyrën si na i ofron Krijuesi i Urtë
konceptet e përmendura dhe idetë,
vërehet në tablonë e gjerë të shenjave në
veten tonë dhe rreth nesh, mesazheve,
imazheve, mendimeve etj.
Shumica e këtyre shenjave të
përmendura dhe shanseve në shikim të
parë duken të thjeshta dhe njerëzit presin
shanse të arta duke shikuar në distanca të
mëdha, i lëshojnë duke u sjellë ndaj tyre
plotësisht me shkapërderdhësi, ndërsa
shkapërderdhësit kanë afinitet ndaj
varfërisë, siç thotë ajeti fisnik:
“Ata që shpenzojnë tepër (mastrafxhinjtë)
janë vëllezër (në veprim) të
djajve, e djalli është përbuzës i madh i
Zotit të Tij.” (Israë, 27).

Categories

Archives