Thursday, 19/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

DEKLARATË PËR MEDIA


DEKLARATË PËR MEDIA


lisba
Për liri dhe jetë të dinjitetshme
Lëvizja Islame Bashkohu konsideronte se gjuha e urrejtjes e përdorur nga deputetja Lama duke filluar nga vajzat muslimane që bartin shami koke, fjalët fyese dhe urrejtja e sëmure kundër Islamit dhe muslimanëve shprehur vite me radhë nga kjo e fundit të ketë qenë qëndrim i saj personal, por reagimi i fundit me të cilin Lëvizja Vetëvendosje i doli në mbrojtje Lamës, jo vetëm duke përsëritur qëndrimin fyes ndaj hoxhës së nderuar Irfan Salihu dhe atyre që i dolën në mbrojtje nga sulmet e qeverisë e opozitës, por me ketë reagim VV i doli në mbrojtje dhe paturpësisë me të cilën Lama sulmoj muslimanët dhe islamin në debatin televiziv në Rrokum Tv.
Prandaj bindja jonë se VV është një subjekt politik që angazhohet për shtet ligjor ku respektohen liritë dhe të drejtat e njeriut dhe ku të gjithë janë të barabartë para ligjit është vënë në dyshim nga ky reagim.
Reagimi i lëvizjes Vetëvendosje erdhi pas një reagimi të Forumit të të Rinjve Musliman e që VV deklaron se i është dërguar nga adresa personale e Noli Zhitës anëtarë i kryesisë së LISBA-s ku me këtë rast VV kërkon distancim të LISBA-s nga Noli Zhita për shkak të përmbajtjes fyese të reagimit, që sipas VV –së Noli Zhita i kishte shkruar Lamës.
Kërkojmë nga lëvizja VV që para se të kërkoj nga LISBA distancim nga qëndrimi i Noli Zhitës tu kërkoj falje muslimanëve të Kosovës për fyerjet që ua ka bërë Lama si deputete e VV-se në Parlamentin e Kosovës.
VV duke qenë në shërbim të barazisë dhe drejtësisë sociale siç deklarohet në reagimin në fjalë bën mirë që fillimisht të kërkoj nga Lama që kjo e fundit ti kërkoj falje 96% të popullit të Kosovës të cilin e ka fyer dhe akuzuar madje edhe si bashkëpunëtorë të armikut, ndërsa ishin këta mysliman të cilët më vetën e tyre, familjet e tyre dhe pasurinë e tyre luftuan regjimin serb ndërkohë që lama nuk dinte se ku i bije Kosova në hartë.
Lama duhet tu kërkoj falje muslimanëve të Kosovës për këtë akuzë të rëndë duke qenë e ditur se nga mesi i këtyre myslimanëve që sot u fyen nga Lama vetëm pse praktikojnë fenë e tyre janë bijat e bijat e dëshmorëve të Kosovës, janë ata të cilët sakrifikuan pjesët e trupit të tyre në luftë kundër regjimit serb, është tërë populli i Kosovës 96 % e të cilit janë musliman që duruan barrën e rëndë të pushtimit dhe sakrificën e çlirimit ndërkohë që Lama nuk e përjetoj këtë për asnjë moment .
VV bën mirë që të kërkoj nga Lama që kjo t’iu kërkoj falje vajzave të cilat bartin shami e të cilat Lama i fyeu në debatin televiziv të lartcekur, përse reagimi i një numri të vajzave të mbuluara ndaj fyerjeve të Lamës dhe kërkesa e tyre që kjo të kërkoj falje të mos përmendet nga VV që aspiron shoqëri demokratike ???!!!!
LISBA ripërsëritë qëndrimin e saj në raport me hoxhën e nderuar Irfan Salihu dhe i ofron përkrahje të pa rezervë sepse hoxha i nderuar nuk ka thënë gjë tjetër përveç të vërtetës dhe ligjërata e tij e përfolur është në shërbim të ruajtjes së moralit në shoqërinë tonë.
Ishte Lama ajo që i fyeu femrat e Kosovës duke u deklaruar se të gjitha janë ndier të fyera ndërsa kjo ishte një gënjeshtër e madhe dhe tendencë nga kjo e fundit për të manipuluar me femrën në emër të mbrojtjes së të drejtave të saj, të prekura nga ligjërata e hoxhës mund të jenë vetëm ato femra të pamoralshme dhe assesi të ndershmet ,me dhjetëra mijëra nga të cilat janë deklaruar në rrjetet sociale se nuk janë ndier aspak të fyera nga ligjërata e hoxhës sepse nuk janë në kategorinë e cekur nga ai.
I bëjmë thirrje VV që të ketë kujdes me deklarata dhe mos të gjykoj angazhimin e LISBA në shërbim të qytetarëve dhe mos të paragjykoj motivin tonë në thirrje drejtuar elektoratit siç ishte cekur në reagimin e tyre.
Ja bëjmë të qartë VV -së, qeverisë, medieve dhe OJQ-ve dhe të tjerëve se kërcënimet dhe shantazhet e juaja nuk na bëjnë për asnjë moment as të mëdyshemi në rrugën tonë në shërbim të popullit të Kosovës dhe vlerave që ky popull i kultivoj dhe i ruajti me sakrificë.
Për sa më lartë, LISBA i apelon Lëvizjes Vetëvendosje dhe liderit të saj Albin Kurti që të ndalojë sa më parë aktivitetin përçarës dhe shpifarak të deputetes Lama dhe të ndalojë sulmet e kërcënimet ndaj veprimtarit Noli Zhita dhe Lëvizjes sonë politike.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Europol: Shqipëria dominon trafikun e drogës në Europë

Botue më E shtunë, 08 Qershor 2013 00:54

Prishtinë 07.06.2013

image_pdf

Categories

Archives