Sunday, 19/11/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Dehidratimi

Dehidratimi

pirja e ujit

Dehidratimi i organizmit ndodh atëherë kur trupi nuk merr lëngje të mjaftueshme. Në stinën e verës si pasojë e temperaturave të larta, pothuajse të gjithë njerëzit janë të rrezikuar nga dehidratimi.

 

 

Nëse një i moshuar nuk pi lëngje aq sa duhet, ai mund të dehidratohet. Si rrjedhim ai mund të këtë infeksion, pështjellim, dhe/ose plage në trup. Shenjat janë: gojë tepër të thatë, lëkurë tepër të thatë, sytë futur thellë, gjuhë të trashur, pështjellim të pashpjegueshëm dhe/ose përgjumje të pashpjegueshme.

 

Shumica e ekspertëve këshillojnë të pini të paktën 8-10 gota ujë në ditë nëse peshoni 75 kg. Për çdo 1 kile mbipeshë duhet të shtoni një gotë uji. Pini më shumë nëse jetoni në klimë të nxehtë ose nëse lëvizni shumë. Nëse hani fibër me shumicë (bukë, drithëra, etj.), duhet gjithashtu që të pini më shumë ujë. Shpesh, uji thirret “elementi ushqyes i harruar”.

 

Pas ajrit, megjithëse shumë rrallë i njihet merita, uji është elementi më i rëndësishëm jetësor për shëndetin dhe jetën e njeriut. Mund të jetojmë pa ushqim për pothuajse dy muaj, nëse kemi shëndet të plotë, por mund të rrojmë vetëm pak ditë pa ujë.

 

Uji përçon elementet ushqyes nga ushqimet që hamë si edhe mineralet që drejtojnë rrugën e këtyre elementeve, oksigjen në qelizat trupore, si edhe ndihmon rregullimin e temperaturës trupore me anë të djersës.

 

Njeriu humb përafërsisht 2-3 litra ujë në ditë nëpërmjet shkarkimit të mbeturinave trupore dhe djersës. Veshkat duhet të shkarkojnë të paktën 280 miligram në ditë për të pastruar trupin nga mbeturinat helmuese. Kur veshkat shkarkojnë acidin urik dhe urenë,dy lëndë helmuese, këto janë të shkrira në ujë.

 

Nëse ju nuk pini ujë të mjaftueshëm, mbeturinat nuk pastrohen si duhet dhe mund të krijojnë gurë në veshka.

 

Ujë i pamjaftueshëm dhe pasojat

 

Nëse nuk pini sasinë e duhur të ujit për të plotësuar nevojat tuaja trupore ju mund të keni këto pasoja:

 

Probleme tretjeje

Lëkure të thate dhe zë të ngjirur

Ngadalësim të organeve trupore

Probleme me mbajtjen e ujit

Dhimbje muskujsh

Dhimbje kyçesh

Rritje e toksinave (helmeve) në trup

Metabolizëm i dobët i yndyrave të trupit

Dhjamë të tepërt

Muskuj të dobët dhe formë të keqe trupore

Kapsllëk të përhershëm.

Categories

Archives