Sunday, 19/8/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

DEDIKUAR TË PËRMALLUARVE DHE TË DASHURUARVE (1)



DEDIKUAR TË PËRMALLUARVE DHE TË DASHURUARVE (1)

permaLLImi

1. Nuk ka më mirë, se sa të vjen telefonatë nga një njeri që dynjaja e largoi nga ti, dhe të tregon se sa është përmalluar për ty!

2. Lotët nuk janë pika po ato janë fjalë, mirëpo, shumë rëndë është të gjesh njeri i cili i lexon dhe i kupton këto fjalë!!

3. Lotët janë më të shtrenjta se sa buzëqeshja, ngase buzëqeshjen ke mundësi t’ia dhurosh kujt donë, kurse lotët, ato nuk rrjedhin vetëm se për njeriun më të shtrenjtë!!

4. Kush interesohet për ty në vazhdimësi, i vetëm ai është që e meriton një qosh të posaçëm në zemrën tënde, mos u largo nga ai sido që të ndodhë!!

5. Dielli i shëmbëllen të dashuruarve, vjen dhe shkon pa mos kërkuar leje, dhe atëherë kur ikën, e errëson çdo gjë!!

6. Kush banon në zemrën time s’ka mundësi të vdes në të!!

7. Sa ndjenjë e ashpër është kur je i pafuqishëm të largohesh dhe nuk mundesh të afrohesh!!





8. Kur një zemër e donë një zemër tjetër, syri nuk e sheh të metën!!

9. Disa njerëz e meritojnë t’i presim tanë jetën, e disa të tjerë nuk e meritojnë as t’i shikojmë dy herë!

10. Ai që të donë, nuk është ai që të sheh për çdo ditë, po ai, i cili hulumton pas teje për çdo ditë!!

11. Heshtja ndaj gabimeve të atyre që i duam, është dashuri e veçantë që e ndjejmë për ta dhe dhembje e veçantë për ne!!

12. Zemrat e mira nuk e harrojnë atë që u përkujdes për to një ditë prej ditëve!!

13. Sytë e harrojnë atë që e kanë parë, mirëpo zemrat nuk i harrojnë ata që i kanë dashtë!!





Categories

Archives