Monday, 10/12/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Dëboje mërzinë nga jeta jote



Dëboje mërzinë nga jeta jote

Dëboje mërzinë nga jeta jote

Me të vërtetë,atë që e bën jetën sipas një programi të pandryshuar,mundet që shumë shpejt ta kalojë pëlhura e monotonisë,ngase shpirti vetvetiu mërzitet dhe njeriut nga vetë natyra e tij,çdo gjë i bëhet banale nëse në jetë vazhdon të lundrojë pa kurrfarë ndryshimi. Prandaj Allahu ndryshoi kohërat dhe vendet,ngrënien dhe pijen dhe rreth krijesave bëri natën e ditën,të lehtën e të vështirën,të zezën e të bardhën,të nxehtën e të ftohtën,hijen dhe vapën,të ëmblën dhe të njelmtën.Allahu xh.sh,këtë larmi dhe ndryshim e përmend në Librin e Tij:

“… Nga barqet e tyre (të bletëve) del lëng, ngjyra e të cilit është e ndryshme…“(En-Nahl.69)

Lëre shqetësimin!

Mos u pikëllo,sepse Allahu xh.sh thotë:

“ A nuk ta hapëm Ne gjoksin tënd?“(El-Inshirah,1)

Ky ajet është për çdonjërin që mbart të vërtetën,sheh dritën dhe ec në rrugën e drejtë.





“ Atij që All-llahu ia ka zgjeruar kraharorin për besimin islam, ai është në një dritë të sigurt prej Zotit të vet. Të mjerë janë ata që nga zemërfortësia e tyre nuk përmendin All-llahun, të tillët janë në humbje të qartë.“(Ez-Zumer,22)

Pra,e vërteta të hap gjoksin,kurse e humbura ta ngurtëson atë.

“Atë që All-llahu dëshiron ta udhëzojë,ia zgjeron zemrën për (të pranuar) Islamin. “( El-En’am,125 )

Mos u dëshpëro,përfytyro sikur do të jesh vetëm në këtë ditë të sotme.Përse pra, pikëllohesh në këtë ditë,zemërohesh dhe turbullohesh?! Nëse me lejen e Allahut zgjohesh në mëngjes,kush të siguron se do e arrish mbrëmjen?! E nëse të Jeto vetëm për këtë ditë dhe gjatë orëve të saj mos pyet për të djeshmen e as mos mendo për të.Mos i shqetëso as për të ardhmen që të frikohesh.Të merresh me të kaluarën dhe t’i përsërish fatkeqësitë njëra pas tjetrës pasi që i hoqe dhe i kalove helmet e tyre,është marrëzi.Një fjalë popullore kineze thotë:“Urën mund ta kalosh kur të arrish tek ajo“,që do të thotë: mos i shpejto ngjarjet dhe hallet e tyre derisa ato të vijnë dhe t’i jetosh.

Si jeton ai që mbart në kokë dëshprimin për të kaluarën,të tashmen dhe të ardhmen?! Si mund të qetësohet ai që gjithnonë përkujton dhimbjet që i la e djeshmja?! I ripërtërin ato në tru, provon të njejtat dhimbje që dikur pati,e nga dhimbja s’vjen kurrfarë dobie!