Monday, 29/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Davutoglu: Erdogan u keqkuptua në Prizren


Davutoglu: Erdogan u keqkuptua në Prizren


davotouglu

Ministri i jashtëm turk, Ahmet Davutoglu ka thënë se deklaratat e kryeministrit Erdogan në Kosovë janë keqkuptuar.

“Ato fjalë janë keqkuptuar. Janë vetëm disa fjalë që janë nxjerrë nga një fjalim i gjatë, dhe janë vënë në kontekst që neve nuk na pëlqen. Ne duam marrëdhënie të mira me Serbinë. Turqia ruan distancën e barabartë me të gjitha shtetet e Ballkanit”, i ka thënë Davutoglu televizionit shtetëror, TRT.

 

Ai ka thënë se Erdogan ka folur për të ardhmen e përbashkët të të gjitha kombeve të Ballkanit, pasi që të gjitha duhet të ecin përpara me paqe e stabilitet.

 

Davutoglu ka thënë se ka pasur një bisedë të gjatë me homolgun e tij serb, Ivan Mërkiq, në të cilën i ka treguar atij që Ankaraja është e interesuar për marrëdhënie të mira edhe me Beogradin.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Kosova me 50 mijë analfabetë klasikë

Categories

Archives