Sunday, 25/2/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Davudi a.s dhe gruaja në hall

Davudi a.s dhe gruaja në hall

Vajti tek Pejgamberi i Allahut, Davudi a.s., një grua dhe e pyeti si me gjysmë zëri: ”O pejgamber i Allahut! A është Allahu i drejtë apo i padrejtë?!”

”E mjera ti! Ai është drejtësia absolute”, i tha Daudi a.s. “Pa më thuaj, ç’farë të ka ngjarë që ma bën këtë pyetje?” Gruaja i tha: ”Unë jam një grua e ve dhe nënë e tri vajzave jetime. Bukën e gojës për vete dhe për vajzat e mia e siguroj me pëlhurat që i tjerri në tezgjah. Një ditë, u nisa për në pazar që t’i shes pëlhurat e punuara, të cilat i kisha mbështjellë me një tjetër pëlhurë të vjetër. Gjatë rrugës porsa u ndala nën një pemë sa për të pushuar, erdhi një shpend i madh dhe ma rrëmbeu pëlhurën me gjithë punën që e kisha bërë dhe fluturoi. Kjo ishte një fatkeqësi e madhe për mua, sepse tani nuk kam me çka t’i ushqej vajzat e mia. Prandaj erdha tek ti që ta qaj hallin tim.” Derisa Davudi a.s., orvatej që ta qetësoj gruan, troket dera dhe hynë dhjetë tregtarë. Secili prej tyre mbante në dorë nga njëqind napolon flori, të cilat ia dhuruan Daudit a.s., duke i thënë:

”Merri këto o pejgamber i Allahut dhe jepja dikujt që i meriton!” Davudi a.s., i pyeti: ”Çfarë ju shtyri që ta bëni këtë vepër bamirësie?” Ata i thanë: ”O pejgamber i Allahut! Ishim në lundrim dhe për shkak të një stuhie, anijes iu shkaktua një vrimë, nga e cila filloi të hyjë uji. Në ato momente të vështirë, erdhi një shpend i madh dhe na i hodhi një grumbull me pëlhura të punuara, me të cilat ne e bllokuam të çarën e anijes. Për ne, kjo ishte një ndihmë nga Allahu i Lartësuar. Prandaj vendosëm që secili prej nesh të japë nga njëqind napolona floriri si lëmoshë dhe t’i sollëm ty që ti t’ia japësh kujt të duash.” Daudi a.s., duke buzëqeshur iu kthye gruas dhe i tha: ”Një Allah që bën tregti dhe investon pasurinë tënde në tokë e në det, a mund të jetë tjetër veçse I Drejtë dhe i Dhembshur?!”

Categories

Archives