Thursday, 30/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Dashuria për hir të Allahut !


Dashuria për hir të Allahut !


dashuria per hir te Allahut

Transmeton Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu, i cili tho­­­të: “Pej­gam­be­ri, salallahu alejhi ve selem, thotë: “Pa­sha Atë në dorën e të Cilit ësh­të shpirti im! Nuk do të hy­ni në Xhe­net përderisa të besoni, e nuk ke­ni besuar për­de­­risa ta do­ni njëri tjetrin. A doni që t’ju udhëzoj kah ajo të ci­lën po e vep­ruat do ta doni njëri tjetrin? Përhapeni selamin mes jush!”[1]

Allahu, subhanehu ve teala, thotë: “Edhe ata të cilët para tyre patën shtëpitë e tyre (në Medine) dhe pra­­nuan Besimin, – i duan ata që u shpër­ngu­lën tek ata”[2]
Dashuria për hir të Allahut është fryt i dashurisë ndaj Alla­hut, sub­­ha­nehu ve teala, ajo është begati hyjnore, shkël­­qim perëndie dhe dri­të që Alla­hu e hedh në zemrat e besimtarëve, Allahu, subhanehu ve teala, thotë: “Edhe sikur ta shpenzosh gjithë atë që është në tokë, nuk do të mund t’i bashkoje zemrat e tyre, por Allahu bëri bashkimin e tyre, pse Ai është i Gjithëfuqishëm, i Urtë.”[3]
Merrudhij thotë: Është pyetur Ebu Abdullah Ahmed ibën Han­be­li: ç‘është dashuria për hir të Allahut? Ai tha: Të mos e duash ndo­kënd për ndo­një të mirë të kësaj bote që e posedon ai.[4]
Kjo dashuri jep fryte në këtë botë dhe botën tjetër. Nga ato fryte ve­çoj­më:
– besimtari ndien ëmbëlsinë e imanit, Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, thotë: “Kush posedon tre gjëra, do të shijojë ëmbëlsinë e imanit: ta dojë Alla­­hun dhe Pejgamberin më shumë se çdokënd, ta dojë vëllanë e tij ve­tëm për hir të Allahut…”[5]
– ata që duan njëri tjetrin për hir të Allahut do të jenë nën hi­jen e Ar­shit, Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, tho­të: “Allahu, Ditën e Kijametit do të tho­të: Ku ja­në ata të cilët kanë dashur njëri tjetrin për hir të Madhërisë Time? Sot do të je­në nën hijen Time, në këtë kur nuk ka hije tjetër pos hijes Time.”[6]
– në këtë ditë të vështirë (Ditën e Kiametit) ata do të jenë të siguruar në piedestale të dritës, të cilëve ua kanë lakmi madje edhe pejgamberët dhe shehidët, Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, thotë: “Allahu thotë: ata që duan njëri tjetrin për hir Madhërisë Time, ata do të jenë në piedestale të dritës dhe ua kanë lak­mi pejgamberët dhe she­­­­­­­­hidët.”[7]
– mbi të gjitha, ata fitojnë dashurinë e Allahut. Ah sa i lumtur që është ai që fiton dashurinë e Allahut! Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, thotë: “Një njeri vendosi të vizitojë vëllanë e tij në një qytet tjetër. Alla­hu ia cak­toi një melek në rrugë. Kur iu afrua me­le­ku e pyeti: Për ku je ni­sur? Kam një vëlla në këtë qytet dhe desha që ta vizitoj, tha ai. Me­le­ku e pyeti për­sëri: A mos të ka borxh ndonjë pasuri dhe shpreson ta kthesh atë? Ai tha: Jo, vetëm unë e dua për hir të Allahut. Meleku tha: Unë jam i dërguar prej Allahut te ti për të lajmëruar se Allahu të do sikur që e deshe vëllanë tënd për hir të Tij.” (Muslimi)
Sikur da­shu­ria për hir të Allahut të mos kishte fryt tjetër përveç këtij, do të mjaf­tonte. Atë të cilin e do Allahu ai është njeri i Zotit, Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, thotë: “Allahu thotë: kur ta dua ndonjërin, bëhem dëgjimi i tij me të ci­lin dë­gjon, shikimi me të cilin shikon, dora me të cilën prek dhe këm­ba me të cilën ec. Nëse më kërkon diçka Unë ia jap, nëse më lutë që ta mbroj Unë e mbroj atë.”[8]
– prej gjërave të pamohuara është se atë që e do Allahu e duan edhe ba­norët e qiellit dhe tokës, Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, thotë: “Kur e do Allahu një rob, thërret Xhibrilin: Allahu e do filanin, pra duaje edhe ti, dhe Xhibrili e do. Pastaj Xhib­­rili thërret banorët e qi­e­llit: Allahu e do filanin, pra ta doni edhe ju, dhe banorët e qiellit (me­le­kët) e duan, pas­taj Allahu bën që njerëzit të pranojnë prej tij.”[9]
– prej fryteve të dashurisë për hir të Allahut është fitimi i Xhe­ne­tit, Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, thotë: “Kush viziton një të sëmurë apo ndonjë vëlla të tij, për hir të Alla­hut, thërret një thirrës: Të lumtë dhe lum për ecjen tënde, ke përgatitur në Xhe­n­et një shtëpi!”[10]
– dashuria për hir të Allahut, subhanehu ve teala, është e pa­kë­pu­tur në këtë dunja dhe në Ahiret, Allahu, sub­ha­ne­hu ve teala, thotë: “Atë ditë shokët e ngushtë do të jenë armiq të njëri-tjetrit, përveç aty­re që ishin të sinqertë në miqësi.”[11]
Në këtë kohë ku zotëron materializmi dhe mirësia matet me pe­sho­­ret e saj, kemi nevojë të madhe që të njohim mënyrat e thellimit dhe për­for­ci­mit të kësaj dashurie, po për­men­dim më të rëndësishmet:
– përhapja e selamit sikur që u përmend në hadithin e parë të këtij ka­­pitulli: “A doni që t’ju tregoj një fshehtësi të cilën po e vepruat do ta do­ni njëri tjetrin? Përhapeni se­la­min mes jush!”[12]
– kur të takojë vëllai vëllanë le të buzëqesh, Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, thotë: “Mos përçmo asgjë nga punët e mira, madje as buzë­qesh­jen kur ta ta­kosh vëllanë tënd.”[13]
– kur vëllai të ndahet prej vëllait të tij le të kërkoj që të lu­­tet për të du­­ke qenë në vetmi. Transmetohet nga Ibën Om­­e­ri se babai i tij Omeri mo­­­ri leje prej Pejgamberit, salallahu alejhi ve selem, për të bërë një Umre. Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, e lejoi dhe i tha:O vëlla, mos na harro gjatë lutjes tënde. Disa të tjerë nga Medina i tha­në: Vëlla! Na shoqëro në lutjet e tua. Omeri tha: nuk ka qenë për mua diç më e dashur se fjala e tij “o vëlla”.[14]
– nëse ndonjëri do vëllanë e tij, le ta in­for­moj atë se e do.[15]
– t’i ofrojë vëllait të tij dhuratë, Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, thotë: “Jepni njëri tjetrit dhurata që të duheni”[16]
Më bëftë Allahu mua dhe juve prej atyre që duan njëri tjetrin për hir të Tij dhe që fitojnë dashurinë dhe pajtimin e Tij./albislam/

Një shkrim tjetër i dobishëm  Mos u be lajkatar

Përktheu: Agim Bekiri

[1] Transmeton Muslimi
[2] Hashër – 9
[3] Enfal – 63
[4] Transmeton Muslimi
[5] Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi
[6] Transmeton Muslimi
[7] Transmeton Tirmidhiu
[8] Transmeton Buhariu
[9] Transmeton Buhariu
[10] Transmeton Tirmidhiu
[11] Zuhruf – 67
[12] Transmeton Muslimi
[13] Transmeton Muslimi
[14] Transmeton Ahmedi në Musnedin e tij, Tirmidhiu në Xhami’ dhe thotë: ha­di­thi është hasen sahih
[15] Transmeton Ebu Davudi
[16] Imam Maliku në Muvetta

Categories

Archives