Sunday, 19/11/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

DASHURIA PARA DROJËS DHE SHPRESËS

DASHURIA PARA DROJËS DHE SHPRESËS

DASHURIA PARA DROJËS DHE SHPRESËS
Vërtetë shumica e njerëzve kanë tendenca për ta njohur Allahun nëpërmjet rrugës së frikës, dënimit, trishtimit, azabit. Jo! Njerëzit në rrugën drejt njohjes së Zotit të tyre, duhet të ecin nëpërmjet rrugës së dashurisë. Kjo është e para, para çdo gjëje tjetër. Para frikës dhe para shpresës e lakmisë për shpërblime. Dashuria. Më pas vjen droja dhe shpresa. Në mënyrë simetrike. Dashuria për Zotin është ndjenja dhe shtytësja e motivi që na aspirojnë në rrugën për tek Zoti.

Pyesin nganjëherë të rinjtë dhe të rejat:

“Jemi vonuar. E meta e vetme që kemi është se ngandonjëherë e lëmë namazin.” Ndërsa në përgjigjen e kësaj ankese disa predikues fetar ua lexojnë këtë hadith: “Kush e lë namazin do të dënohet me njëzet dënime të veçanta.” Ky hadith si e para: është i shpikur. Më pas në esencën e edukimit pedagogjik fetar nuk është frikësimi i njerëzve me dënime dhe mos mendo se frika është ajo që do t’i dërgojë ata në namaz dhe adhurime. Jo! Duhet që dashuria ta bëj këtë. Duhet që të deklarohet se kjo derë, dera e dashurisë për Zotin, është e hapur gjithmonë.

Ua dashuro namazin fëmijëve të tu, ua dashuro! Me këshilla, udhëzime dhe shembuj të bukur. Ua përmend Emrat e Bukur të Allahut: I Urti, I Buti, I Lavdishmi, Mëshirploti, Fisniku, Bujari, Durimdhënësi, Mëkatfalësi, i Gjithëmëshirshmi. Ua dashuro ibadetet, besimin, namazin, ritualet fetare vetvetes fillimisht, fëmijëve dhe familjes. Ua dashuro!

Selman el Aude

Categories

Archives