Friday, 25/5/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Dashuria mund të vrasë!

Dashuria mund të vrasë!

Dashuria mund të vrasë!

Prof. Xhasim El-mutava:”Atëherë, ju thatë që dashuria është si puna e korrentit, por ajo nuk vret.”

Dr. Beshir Salih Er-Reshidij:”Dashuria, si dhe korrenti, mund të vrasë ndonjëherë.”

 

Llojet e dashurisë brenda në familje.

Prof. Xhasim El-mutava:”Le të përqendrohemi pak mbi llojet e dashurisë, sidomos brenda familjes!”

Dr. Beshir Salih Er-Reshidij:”Fillimisht dua të theksoj se dashuria gjendet tek çdo baba dhe nënë. Këtu normalisht bëjnë përjashtime ata që vuajnë nga probleme mendore dhe nervore.

 

Si t’a shprehim dashurinë që ndjejmë? Ka disa mënyra:

a) Ndjenja pozitive + performancë pozitime = Gjallërim të lidhjeve me të gjithë ata që të rrethojnë.

(Dashuria e fëmijëve) (një fjalë-një pëshpëritje-një përqafim)

b) Ndjenja negative + performancë pozitive = Gjallërim të lidhjeve.

(urrej sjelljen e fëmijëve) (një fjalë-një pëshpëritje-një përqafim)

Në pikën (b) vërehet që ne nuk kemi folur mbi ndjenjat, por mbi aparencën. Në këtë rast, prindi ka arritur t’i kontrollojë ndjenjat e tij negative.

Është pikërisht kjo, ajo për të cilën flet i dërguari i Zotit ku thotë:”T’i buzëqeshësh vëllait tënd, është sadaka.”

Lidhur me këtë, thotë Zoti i madhëruar në Kuran:”dhe bëhu i butë me besimtarët që të pasojnë ty!” (Shuara 215)

“Zoti yt ka urdhëruar, që të mos adhuroni askënd tjetër përveç Atij dhe, që të silleni mirë me prindërit. Nëse njëri prej tyre ose të dy arrijnë pleqërinë te ti, mos u thuaj atyre as “uh!”, mos i kundërshto, por drejtoju atyre me fjalë respekti.”

(Isra: 23)

Në këto ajete, Zoti nuk ka kërkuar që t’u themi prindërve “U duam shumë…” por ka kërkuar që të sillemi butë dhe me respekt me ta, pasi sjelljet janë më domëthënëse se ndjenjat.

c) Ndjenja pozitive + performancë negative = Shkatërrim.

(Dashuria e fëmijëve) (rrahje-kopraci-dhunë)

d) Ndjenja negative + performancë negative = Shkatërrim.

Nga këto tre lloje, shohim që performanca është më e rëndësishmja, pra sjellja dhe aparenca. Çështja e ndjenjave nuk ka të bëjë direkt me mua. E dua dikë apo nuk e dua, këtë nuk e kontrolloj dot, por ajo që mund të bëj është të sillem mirë me të. E rëndësishme është çfarë u them dhe çfarë veproj.”

 

Categories

Archives