Tuesday, 23/10/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Dashuria e fëmijëve pas divorcit të prindërve



Dashuria e fëmijëve pas divorcit të prindërve

Dashuria e fëmijëve pas divorcit të prindërve.

Një teleshikues nga Katari:”Si mund të vazhdojnë t’ju falin dashuri fëmijëve të tyre, dy prindër të divorcuar, duke e ditur se jetojnë larg njëri-tjetrit?”

Prof. Xhasim El-mutava:”Mendoj se edhe në një rast të tillë, mund të vazhdohet t’ju jepet fëmijëve dashuria e duhur dhe e nevojshme. Edhe pse prindërit janë të divorcuar, fëmijët mund të mbajnë lidhje me të dy prindërit. Shpesh herë, sasia e dashurisë e dhënë nga prindër të divorcuar, mund të jetë pozitive. Ashtu siç është pozitive vetë divorci në disa raste, sidomos në ato raste kur marrëdhëniet bashkëshortore janë përkeqësuar shumë. Një nënë e divorcuar, sa herë që të përmendë ish bashkëshortin e saj në sy të fëmijëve, duhet t’a përmendë për mirë dhe anasjelltas. Unë njoh shumë të divorcuar që ndjekin këtë rrugë. Vetë Zoti i madhëruar thotë:”…Më pas, gruaja ose të mbahet me dinjitet, ose të lejohet të ikë me dinjitet.” (Bekare: 229)