Tuesday, 25/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Dashuria dhe llojet e saj

Dashuria dhe llojet e saj

dashuria

Dashuria (në arabisht: ??????) ndahet në katër lloje:

1. Ibadet ?????:

Kjo është dashuria ndaj Allahut dhe ndaj çdo gjëje që e do Allahu.
Argument për këtë është thënia e Allahut: “Por ata që besojnë, e duan shumë më tepër Allahun.”1

2. Shirk ???:

Kjo është dashuria ndaj dikujt tjetër pos Allahut, duke iu përulur dhe duke e madhëruar. Ky lloj i dashurisë, pra dashuria e shoqëruar me përulje dhe madhërim, duhet t’i kushtohet vetëm Allahut.
Argument për këtë është thënia e Allahut:
“E megjithatë, disa njerëz zgjedhin (për të adhuruar) në vend të Allahut (zota) të tjerë, (duke i konsideruar) si të barabartë me Atë dhe duke i dashur siç duhet Allahu.”2

3. Mëkat ?????:

Kjo është dashuria ndaj mëkateve, bidateve dhe gjërave të ndaluara.
Argument për këtë është thënia e Allahut:
“Ata që duan të përhapen shpifjet e turpshme (ose imoraliteti) ndër besimtarët, i pret një dënim i dhembshëm në këtë botë dhe në tjetrën; Allahu i di të gjitha e ju nuk i dini.”3 

4. Dashuri e natyrshme ???? ??????:

Kjo është dashuria ndaj fëmijëve, familjes, vetvetes e kështu me radhë. Kjo dashuri është e lejuar.
Argument për këtë është thënia e Allahut:
“Njerëzve u është hijeshuar dashuria për gjërat e dëshiruara: për gratë, fëmijët, arin dhe argjendin e grumbulluar, kuajt e bukur, bagëtitë dhe arat e lëruara. Këto janë kënaqësitë e kësaj jete, por shumë më i mirë është kthimi tek Allahu.”4

 

Marrë nga libri “Et-Teuhijd el-mujesser” i autorit Abdullah El-Huvejl
Përktheu: Jusuf Kastrati/shembulli/

 

1. Sureja el-bekare, 165.
2. Sureja el-bekare, 165.
3. Sureja en-nurë, 19.
4. Sureja al-‘imran, 14.
Një shkrim tjetër i dobishëm  Hoxhë Jakup Asipi dhe gazetarja gjermane...

Categories

Archives