Tuesday, 22/8/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Dallimet mes të varfërve dhe të pasurve e bëjnë Maqedoninë “Kampione”

Dallimet mes të varfërve dhe të pasurve e bëjnë Maqedoninë “Kampione”

 

Indeksi që tregon shtresimin e popullsisë e bënë Maqedoninë “Kampione” në pabarazinë sociale, kjo është prezantuar në të ashtuquajturin “Xhini Indeks”, të cilën e publikon Banka Botërore.

maqedonia

“Hendeku në mes të pasurve dhe të varfërve viteve të fundit në Maqedoni, po bëhet gjithnjë më i theksuar dhe Qeveria duhet të ndërmarre patjetër  masa konkrete, për shkak se në një shtet pa klasë të mesme të popullsisë, nuk ka zhvillim ekonomik, nuk ka demokraci ndërsa korrupsioni behët gjithnjë e më i madh”,  ky është konkluzioni  i ekspertëve në debatin “kthimi i klasës së mesme në Maqedoni”, që e organizoji instituti Fridrih Ebert.

Në këtë debat, edhe përkundër ftesës së bërë, nuk ishin të pranishëm as zëvendëskryeministri dhe ministri i financave Zoran Stavreski dhe as zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Vlladimir Peshevski.

Profesori universitar Vanco Uzunov, i cili është njëherit edhe nënkryetar i LSDM-së, tregoji për të dhënat alarmante të Bankës Botërore, e cila qartë tregon hendekun e madh në mes të  pasurve dhe të varfërve.

Sipas metodologjisë së Bankës Botërore, popullsia është e ndarë në pesë pjesë. Sipas Uzunov, duke iu referuar të dhënave të Bankës Botërore, 20 përqind e popullsisë, ku janë të përfshirë më të pasurit, disponojnë 49 përqind të të ardhurave të përgjithshme, ndërsa pjesa tjetër që llogaritet si klasë e mesme disponon me vetëm 23 përqind të të ardhurave të përgjithshme.

Sipas Uzunov, pjesëmarrja e të pasurve në të hyrat e përgjithshme në Maqedoni është më e madhe se në të gjitha vendet tjera të rajonit.

Indeksi që tregon shtresimin e popullsisë e bënë Maqedoninë “Kampione” në pabarazinë sociale, kjo është prezantuar në të  ashtuquajturin “Xhini Indeks”, të cilën e e publikon Banka Botërore.

Një shkrim tjetër i dobishëm  TIKA hap klinikën pediatrike në Maqedoni

Categories

Archives