Saturday, 22/9/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Dalja e Dexhalit



Dalja e Dexhalit

syri dexhalli

Dalja e Dexhalit

Dexhali është trazira dhe sprovimi më i madh në historinë njerëzore. Dexhali është një person çifut, shenjë e kiametit, i verbër në njërin sy, në ballin e tij shkruan kafir (jobesimtar). Emri Dexhal ka kuptimin gënjeshtar i madh sepse ai është mashtruesi i cili do të mashtrojë shumë njerëz e disa prej tyre do ta pranojnë edhe si zot. Ai do të pretendojë se është zot dhe do të bëjë gjëra të çuditshme. Ai nuk lind fëmijë, është shumë i shpejtë. Transmetohet në sahihun e Muslimit, se Muhamedi alejhi selam u pyet për shpejtësinë e Dexhalit në tokë e tha: “Sikurse shiu që e ndjekin erërat…” Gjithashtu ai tregoi se Dhexhali do të shkelë në të gjitha vendet përveç në Mekë dhe në Medinë. Transmeton Ebu Umame se Muhamedi alejhi selam tha: “…dhe nuk mbetet asnjë vend në tokë që nuk do ta shkelë përveç Mekës e Medinës, kurdo që ai dëshiron të depërtojë nga ndonjë anë e tyre, e ndalin atë engjëjt me shpata të ndritura.”
Ai do të bashkëpunojë më shejtanët. Transmetoi Ebu Umame, se Muhamedi alejhi selam tha: “…dhe nga sprovimet e tij (Dexhalit) është se kur i thotë ndonjë fshatari: “Ç’ka thua nëse unë i ringjall babain dhe nënën tënde, a do të dëshmosh se jam zoti yt?” I thotë ai: “Po.” Atëherë i paraqitet një shejtan ne formën e babait e nënës së tij, e thotë: “O biri im! Pasoje atë se ai është Zoti yt.”
Urdhrave të Dexhxhallit u përgjigjen edhe materiet e ngurta dhe shtazët dhe pothuajse çdo gjë sepse ashtu është caktuar për t’i sprovuar njerëzit.

Vendi i daljes së Dexhalit





Transmetoi Termidhiu nga Ebu Bekri, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Muhamedi alejhi selam tha: “Dexhali do të dalë nga një tokë në lindje, i thuhet asaj Horasan (është në lindje të Iranit në kufi me Afganistanin).” Por ai muslimanëve do t’u paraqitet kur të arrijë në një vend mes Irakut dhe Sirisë, siç transmeton Muslimi nga En-Nuvas Ibn Semani, se Muhamedi alejhi selam tha: “Ai do të dalë (në ballafaqim me muslimanët) në një vend mes Shamit (Sirisë së sotme) dhe Irakut dhe do të bëjë fesad djathtas e majtas. O robër të Allahut, përqendrohuni!” Pra, fesadi i tij kundër muslimanëve fillon nga vendi mes Irakut dhe Sirisë.

Të gjithë të Dërguarit i këshilluan popujt e tyre për Dexhalin, kështu që edhe Muhamedi alejhi selam na ka porositur në shumë hadithe që të ruhemi nga sprova e atij të mallkuari dhe mos të biem në lajthitje për asnjë moment. Transmetohet se Muhamedi alejhi selam e kishte shprehi shumë herë të kërkonte ndihmë prej Allahut nga sprovat dhe mundimet e Dexhalit, gjithashtu ai na ka urdhëruar që ta lexojmë fillimin e sures El-Kehf, e posaçërisht nëse e arrijmë kohën e Dexhalit, sepse kjo e mbron muslimanin nga ai i mallkuar. Dexhalin dhe pasuesit e tij do t’i vrasë Isai alejhi selam. Këtë do ta sqarojmë në shenjën e ardhshme.