Thursday, 23/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Daçiq: Vrasësi i policit nga Tërrnoci gjendet në Kosovë!


Daçiq: Vrasësi i policit nga Tërrnoci gjendet në Kosovë!


Kryeministri serb dhe ministri i punëve të brendshme Ivica Daçiq në parlamentin e Serbisë sot ka thënë se MUP-i serb ka informacione se vrasësi i policit Goran Gjorgjeviq gjendet në Kosovë.

dacic

Ai ka thënë se po vazhdon puna e policisë në mbledhjen e informacioneve për grupin nga jugu i Serbisë e cila merret me tregëti të paligjshme të narkotikëve dhe cigareve.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetit popullor në parlamentin e Serbisë nga Lugina e Preshevës Riza Halimi, se deri ku kanë arritur hetimet për vrasjen e policit Goran Gjorgjeviq me 21 tetor në Tërrnocin e Madh, Daçiq në parlament ka thënë se përkrahë përpjekjet e Halimit që ky rast duhet të zbardhet deri në fund dhe të parandalohen krijimi i tensioneve ndëretnike, duke thënë se duhet të punohet në forcimin e besimit ndërmjet njerëzve në jug të Serbisë.

Halimi ka kërkuar informacione rreth vrasjes së policit Goran Gjorgjeviq në Tërrnocin e madhm duke vlersuar se për shkak të kësaj vrasje dhe intervenim joadekuar të policisë për parandalimin e tregtisë me narkotikë në këtë pjesë të Serbisë është krijuar një atmosferë e informacione të rrejshme që ky fshat është qendra më e madhe e kontrabandës së narkotikëve në Ballkan.

Daçiq ka thënë në parlament, transmeton presheva.com se qeveria e Serbisë ka miratuar konkluziohet me propozimet e kryetarit të Trupit Koordinues Zoran Stankoviq, kur bëhet fjalë për tre komunat Preshevë, Bujanoc dhe Preshevë, duke theksuar se shqiptarët e jugut të Serbisë duhet të integrohen në shoqërinë serbe, çka për Serbinë është shumë e rëndësishme.

“Për çdo rast, duhet ti shmangemi dhunës, duhet të qetësohet situata” ka thënë Daçiq. /presheva.com/

Një shkrim tjetër i dobishëm  Reshat Bajramit 30 ditë parburgim, Tërrnocasit e shqetësuar për praninë e madhe të policisë

Categories

Archives