Tuesday, 12/12/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Daçiq: Qeveria e Serbisë zgjidh problemet e shqiptarëve /foto, video/

Daçiq: Qeveria e Serbisë zgjidh problemet e shqiptarëve /foto, video/

dacic

Qeveria e Serbisë kërkon të zgjidhë të gjitha problemet me të cilat përballen qytetarët që jetojnë në komunën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës në jug të Serbisë, ka thënë kryeministri serb Ivica Daçiq gjatë takimit me liderët shqiptar nga Lugina e Preshevës.

Qeveria e Serbisë ka njoftuar se është arritur marrëveshja që liderët e partive shqiptare dhe përfaqësuesit e Qeverisë serbe në çdo tre muaj të analizojnë rezultatet e masave të ndërrmara. Thuhet se ministritë përkatëse kanë marrë obligime konkrete për ti zgjidhur të gjitha çështjet e hapura në bashkëpunim me qeverisjen lokale.

Daçiq ka theksuar posaçërisht zhvillimin ekonomik të jugut të Serbisë duke thënëse ministrat do të vizitojnë jugun dhe do të kontrollojnë se si po ecën masat e ndërmarra për të zgjidhur problemet jetësore për qytetarët.

Në takim janë shqyrtuar problemet me sigurinë, zhvillimin ekonomik, shëndetësi, mbrojtja sociale, arsim, vetqeverisje lokale dhe gjyqësia.

Kryetari i trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë Zoran Stankoviq ka thënë për gazetarë, transmeton presheva.com se kryeminsitri serb dhe delegacioni shqiptar do të takohen çdo tre muaj për të rishikuar problemet e tyre.

Në këto bisedime janë të kyçura 13 ministri që janë të gatshme, ku siç thotë Stankoviq, bisedimet e para do të zhvillohen në fund të muajit tetor me ministreshën e shëndetësisë për kujdesin shëndetsor të banorëve nga Lugina e Preshevës.

Deputeti popullor Riza Halimi ka thënë se në këtë takim nuk ka pasë bisedime për sigurimin e të drejtave të shqiptarëve nga jugu i Serbisë siç kanë serbët nga veriu i Kosovës.

“Bisedime kanë qenë mjaft korrekte dhe unë dal nga ky takim me më shumë optimizëm se sa kur kam hyrë” ka thënë Halimi.

Kryetari i Kuvendit të Bujanocit dhe lideri i LPD-së Jonuz Musliu ka thënë se nuk është i kënaqur se si ka rjedhë takimi me Daçiqin.
Ai ka thënë se “me Daçiqin ekzistojnë mosmarrëveshje politike pasi ai flet me të njejtën gjuhë sikur më herët, e kjo është gjuha e policisë dhe forcës”.

“Ne kemi pritur që të fillojmë të zgjidhim problemet ekonomike, politike e sociale që në Bujanoc në muajin shkurt kemi aprovuar platformën për masat urgjente për Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, ndërsa Daçiq ka pritur që ne shqiptarët të zgjidhim problemet teknike” ka thënë Musliu.

Musliu ka thënë se në këtë takim është përmendur regjistrimi i jashtëzakonshëm i popullsisë, mirëpo liderët shqiptar nuk kanë pranuar pasi “nuk ka kurrfarë kushte për një regjistrim të jashtëzakonshëm”. /presheva/

Categories

Archives