Sunday, 23/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Dacic: Do të shkoj në Kosovë dhe pikë!

Dacic: Do të shkoj në Kosovë dhe pikë!

Kryeministri i Serbisë, Ivica Dacic, porositi sot nga Beogradi se do ta vizitojë Kosovën dhe se gjatë bisedimeve në Bruksel mbi këtë çështje është thënë qartë se “këtë të drejtë nuk ia mohon dot askush”.

dacici

“Nuk më intereson se si do të interpretohet kjo nga të tjerët. Unë dua të shkoj në Kosovë, dhe kjo gjë duhet të më sigurohet, dhe pikë”, ka thënë të mërkurën shefi i qeverisë serbe, njoftojnë mediat serbe.

Ditë më parë homologu i tij në Prishtinë, Hashim Thaçi ka thënë se në rast të ndonjë kërkese nga zyrtarët e lartë serbë për të vizituar Kosovën, ata nuk do të pengohen nëse kanë motiv tjetër, përpos atij zgjedhor.

“Në asnjë rrethanë me karakter elektoral. Por nëse dëshirojnë që të vizitojnë ndonjë manastir, atëherë ne do t’i lejojmë”, ka thënë Thaçi të martën.

Njëzetekatër orë më vonë, Dacic paralajmëron se në Kosovë do t’u bëjë thirrje serbëve që të dalin në zgjedhje dhe të votojnë për “Listën Serbe”, por se nuk do të merr pjesë në “mitingje klasike zgjedhore”. /Rel/

Një shkrim tjetër i dobishëm  Tre ministra presin leje nga Serbia për vizitë Preshevës

Categories

Archives