Sunday, 26/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Cytjet (vesveset) dhe shërimi prej tyre


Cytjet (vesveset) dhe shërimi prej tyre


KURANI S

Vërtetë Allahu teala e ka bërë shejtanin armik të njeriut i cili e pengon atë në rrugën e drejtë dhe i shkon atij nga qdo anë dhe rrugë,ashtu siq na ka lajmëruar Allahu teala se ai (shejtani) thotë: “Do t’ua zë atyre rrugën e drejtë të cilën Ti ua ke treguar ,pastaj do t’iu vi atyre nga ana e përparme dhe nga mbrapa,nga ana e djathtë dhe nga ana e majtë dhe se shumica e tyre nuk do të falënderojnë Ty (o Allah) ” (araf-16).
Ka thënë Shekik rahimehullah: “Nuk ka ditë që nuk më ka ardhur shejtani në katër mënyra ”
-Më vinte nga ana e përparme më thoshte : Mos u frikso ngase Allahu është i mëshirshëm dhe falës,pastaj e lexonte fjalën e Allahut teala : “Unë jamë falës i madhë për ate që beson ,vepron vepra të mira dhe e pason udhëzimin” (ta ha-82), këtë ma thoshte në mënyrë që unë të mbështetem në mëshirën e Allahut dhe në faljen e Tij e t’i lë punët e mira dhe të vazhdoj me mëkate duke shpresuar se ato do të më falen.
– Më vinte nga prapa më thoshte : “Nuk ka gjallnes në tokë,përveq se tek Allahu e ka të shkruar furnizimin” (hud-6), këtë më thoshte në mënyrë që unë të mos punojë,të mos kujdesem as për vetën as për pasardhësit e mi.
-Vinte nga ana e djathtë dhe më thoshte : “Përfundimi i mirë i takon të devotshmëve” (kasas-83), këtë e bënte që të më mashtrojë mua që të mos përgaditem sa duhet për momentin e vdekjes.
-Më vinte nga ana e majtë dhe më thoshte : “Dhe ndërhyet (ndërhyn Allahu) ndërmjet tyre dhe ndërmjet asaj që dëshrirojnë ata ” (sebe’ë-54) , këtë ma thoshte duke më nxitur që t’i pasoj epshet .
Pra dije se Allahu teala na e ka tërhequr vërejtjen që mos ta pasojmë shejtanin dhe në ka urdhëruar që të largohemi prej tij dhe ta kundërshtojmë ate,thotë Allahu teala : ” Vërtetë shejtani për ju është armik,pra trajtojeni atë armik” (fatir-6), poashtu thotë Allahu teala : “O bijtë e Ademit mos të ju mashtroj juve shejtani ashtu sikur që i nxorri prindërit tuaj nga xhenneti ” (El-Araf-27).
Na lajmëroi Allahu teala neve se si veproi shejtani me prindërit tanë në mënyrë që të na i tërheq vërjetjen nga pasimi i tij,dhe na urdhëroi Allahu teala që ta pasojmë rrugën e drejtë e na ndaloi nga pasimi i rrugicave, thotë Allahu teala : ” Pra vërtetë kjo është rruga Ime e drejtë , pasojeni atë dhe mos i pasoni rrugicat e të përqaheni e ta humbni rrugën e drejtë,me këtë Unë ju porosis nëse dëshironi të jeni të devotshëm ” (el-en’am-153).
-Prej mashtrimeve të shejtanit dhe cytjeve të tij është edhe ajo se shejtani iu bënë vesvese njerzëve në abdesin e tyre dhe në namaz (disa njerëz thonë,nuk po falem ngase nuk mundë ta mbaj abdesin),poashtu ndodhë që njërit prej tyre i thotë se vetëm farzet dhe sunnetet nuk mjaftojnë ,e në këtë mënyrë e qon në veprimin e bidateve.
-Prej cytjeve të shejtanit gjithashtu është edhe ajo që disa njerëz janë vesvese pasi që ta kryejn urinimin,dhe si shkak i kësaj i lanë shumë vepra të mira pa i vepruar (kurse besimtari pasi të urinoj dhe të pastrohet nga urina,nuk guxon më të dyshojë,porse duhet të jetë i sigurt në pastërtin e tij). Janë ankuar tek Imam Ahmedi disa shokë të tij se ata po e ndiejn lagështin e urinës pas marrjes së abdesit dhe po u shkon ndërmend që t’i pastrojnë rrobat nga dyshimi se mos i kanë të papastërta,kurse Imam Ahmedi iu përgjigj mos e bëni këtë .
-Prej cytjeve të shejtani është edhe mashtrimi i njerzëve që të hargjojn sa më shumë ujë gjatë marrjes së abdesit duke menduar kështu se e kanë abdesin më të mirë , kurse është transmetuar se Pejgamberi alejhi selam një herë e ka parë Saadin duke marrur abdes dhe i ka thënë: “Përse po shpenzon aq shumë ujë ? Saadi i tha: “A edhe gjatë abdesit duhet të ruhemi që mos të shpenzojmë ujë ? Pejgamberi alejhi selam i tha: Po , mos shpenzo ujë edhe nëse je duke marrur abdes në një lum i cili rrjedhë ” (transmeton Imam Ahmedi).
është transmetuar se Xhabir r.a ka thënë: ” Mjaftojnë për abdes dy litra ujë,kurse për pastrimin e trupit mjaftojnë nënt litra ujë,e një njeri nga të pranishmit tha: Kjo mua nuk më mjafton,kurse Xhabir r.a u hidhërua dhe tha: Kjo i ka mjaftuar atij që ka qenë më i mirë se ti dhe që ka pasur flokë më shumë se ti ,pra kjo i ka mjaftuar Pejgamberit alejhi selam “.
Selefët tanë të parë ishin ata të cilët e pasonin udhëzimin e Pejgamberit alejhi selam dhe nuk shpenzoni ujë të tepërt gjatë marrjes së abdesit , është transmetuar se Imam Ahmedi ka thënë: “Prej menquris së njeriut është mosshpenzimi i tepërt i ujit gjatë marrjes së abdesit”.
-Prej cytjeve të shejtanit gjithashtu është se disa njerëz kanë dyshime të mëdha se a janë të pastër apo të papastër,madje ka disa prej tyre që edhe pasi të pastrohen thonë me vetët e tyre A THUA , A JAME PASTRUAR MIRE APO JO, kjo thënje e tillë është ënshtrim ndaj shejtanit dhe pranim i cytjeve të tij,ka thënë Ibni Kajjim El-Xhevzij rahimehullah se Ibni Xhevzijj ka thënë se Ebi Vefa ibni Ukajlit i kishte thënë një njeri : “Unë pastrohem me ujë disa herë,dhe prap dyshoj se a jam i pastër apo jo,a është ky pastrimi im në rregull apo jo? Shejhu iu pergjigj: “Shko ngase për ty nuk është obligim namazi,pyetsi i tha me habi si është e mundur kjo? ,kurse Shejhu ju përgjigj se Pejgamberi alejhi selamka thënë: ” është ngritur lapsi (nuk i shënohen mëkatet) ndaj tre llojë njerzish,ndaj të qmendurit derisa t’i vie mendja,ndak atij që është fjetur derisa të zgjohet dhe ndaj atij që është fëmi derisa ta arrij moshën e pjekurisë” ,kurse ai që pastrohet disaherë me ujë dhe dyshon në pastërtin e tij, personi i tillë është i qmendur”.
-Prej cytjeve të shejtanit është gjithashtu edhe ajo se disa njerëz gjatë namazit ndiejn se kanë liruar gazra dhe e ndërprejnë namazin,kurse Imam Muslimi në sahihun e tij e ka nxjerrur një hadith se Pejgamberi alejhi selam ka thënë: “Kur ndonjëri prej jush,ndein se ka lëshuar gazra apo dyshon se a e ka prishur abdesin apo jo , mos të dalë nga xhamia derisa ta ndëgjon zërin apo ta ndien erën (të gazrave)”.Kurse në Sunenin e Ebu Davudit transmetohet se Pejgamberi alejhi selam ka thënë: “Kur t’i vie shejtani ndonjërit prej jush e të i thotë e ke prishur abdesin,le ti thotë atij po gënjen,dhe mos të dalë nga xhamia derisa ta ndien erën apo të ndëgjoj zërin”.
Dije se vesveset e shejtanit në vete i përmbajnë dy gjëra,ose injorancën për sheriatin e Allahut teala ose e meta psiqike,dhe që të dyja këto janë mangësi të mëdha . Pra ke frikë Allahut o ti musliman dhe kundërshtoje shejtanin,vepro punë të mira dhe gjithmonë puno duke u mbështetur në dituri,Kur’an dhe Sunnet.
-Prej cytjeve të shejtanit gjithashtu është edhe ajo se disa njerëz nëse vetëm një shenjë e vërejnë në rrobat e tyre ,dyshojnë në te, e zhveshin dhe e pastrojnë,kurse Pejgamberi alejhi selam i veshte rrobat të cilat i kishin ardhur nga mushrikët dhe falej në to, është transmetuar se “Pejgamberi alejhi selam gjatë namazit e mbante në krah mbesën e tij , vajzën e Zejnebes,kur binte në ruku e lëshonte atë në tokë dhe kur ngrihej në këmbë e mbante atë në krah” (transmeton Imam Buhariu),nga kjo themi se i lejohet gruas që të falet në rrobat e saj të cilat i mbanë gjatë shumicës së kohës,dhe nuk ka nevoj që të ketë rroba të veqnta për namaz dhe nuk bënë të dyshoj në rrobat e sajë derisa ta sheh papastërtinë.
Pra ke kujdes dhe mos i paso vesveset , ngase për veseven që shejtani ia bëri Ademit alejhi selam , ai u nxorr nga xhenneti , dhe se para Ademit alejhi selam nuk ishte dikush që ishte sprovuar me këte , kurse ti tani e din,ke ndëgjuar dhe ta ka tërhequr vërejtjen Allahu teala, dhe të është sqaruar rruga e drejtë ,tani ti nuk ke arsye që ta lësh sunnetin e Pejgamberit alejhi selam e ta pranosh vesvesen e shejtanit.
Lusim Allahun teala që të na mbrojë nga vesveset e shejtanit dhe mashtrimet e tij,e të na bëjë prej pauesve të sunnetit dhe të në ringjallë me Pejgamberin alejhi selam.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Sëmundja ka lidhje me dietën dhe tretjen

Përgaditi: Zekerija Qazimi

Tags:

Categories

Archives