Friday, 17/8/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Çudia prej vitaminës e cila shëron: fruta i përsosur për ditët e ftohta



Çudia prej vitaminës e cila shëron: fruta i përsosur për ditët e ftohta

Gjatë ditëve të ftohta që po vijnë tek ne, për shkak të shumë sfidave shëndetësore me të cilat është i ballafaquar organizmi ynë, duhet të marrim parasysh marrjen e mjaftueshme të substancave të shëndetshme, duke menduar para se gjithash në përmbushjen e nevojave të organizmit për vitamina dhe minerale.

Për këtë arsye, kivi mund të përfaqësojë zgjedhjen e përkryer, sepse kjo pemë frutore me origjinë kineze mbart më shumë vitaminë C sesa portokalli, dhe gjithashtu ka një mori të tërë të ushqyesve të tjerë të rëndësishëm.

Vitamina B është e dyta në listë sipas sasive të gjetura në kivi, dhe kjo vitaminë rekomandohet për njerëzit me tension të lartë, si dhe gratë shtatzëna, sepse vitamina B ka një ndikim në zhvillimin e fetusit.





Kivi gjithashtu ka shumë minerale, por edhe vitamina të tjera që janë të pranishme në sasi pak më të vogla se dy të mësipërmet dhe është përgjithësisht një zgjedhje e shkëlqyer për forcimin e imunitetit, uljen e niveleve të kolesterolit dhe nxjerrjen e toksinave nga trupi, si dhe mbrojtjen e lëkurës nga tharja e cila është në përgjithësi problemi më i madh për lëkurën gjatë dimrit.

Ajo që nuk duhet të harrohet është se, njejtë si frutat e tjera, edhe ky fryt është i bollshëm me fibra që ndihmojnë dhe lehtësojnë tretjen. /tesheshi.com/





Categories

Archives