Tuesday, 14/8/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Çudia e djersës



Çudia e djersës

Një firmë farmaceutike zvicerane ka filluar të prodhoj një ilaç të ri të quajtur “Ilaçi Kur’anor” i cili mundëson shërim efikas të shikimit të dobët, pa ndërhyrje kirurgjike. Siç shkruan gazeta Ar-Raya e cila botohet ne Katar: “Ky ilaç, të cilin e ka zbuluar doktori egjiptian Abdul Basit Muhammed nga sekrecioni i gjëndrës së djersës të njerëzve, ka sukses në 99% të rasteve pa kurrfarë pasojash të pa dëshiruara. Ilaçi Kur’anor është i regjistruar në Evropë dhe SHBA.” Po ashtu thuhet se një nga firmat zvicerane këtë ilaç e prodhon në formë të lëngët dhe pika.

Burimi i inspirimit është kaptina Jusuf. Dr. Abdul Basit Muhammed theksoj se inspirimin e tij e ka fituar nga kaptina Jusuf dhe tha: “Një mëngjesë derisa po lexoja kaptinën Jusuf, më tërhoqi vëmendjen ajeti 84. dhe ajetet që pasojnë”.

Dhe, ua ktheu shpinën e tha: “O dëshpërim i im për Jusufin, dhe nga pikëllimi iu zbardhën të dy sytë, po i përmbajtur (nga pikëllimi).( Jusuf, 84)

Ju shkoni me këtë këmishën time, dhe hidhjani atë babait tim në fytyrë, e atij do t’i kthehet të pamët, e pastaj ejani tek unë me tërë familjen time”.(u nisën) Dhe posa u ndanë devetë (prej qytetit), i ati i tyre tha: “Unë po e ndiej erën e Jusufit, mos më konsideroni të matufosur.” (këtë ia tha familjes së vet në Palestinë). Ata (që ishin prezent) thanë: “Për All-llahun, ti vërtet qëmoti në humbje”. E kur erdhi myzhdexhiu, ia vuri atë (këmishën) mbi fytyrën e tij, atij ju kthye të të pamët dhe tha: “A nuk ju thashë se unë di nga All-llahu çka ju nuk dini?” ( Jusuf, 93-96)

Në këto ajete tregohet se profeti Jakub a.s vuante për djalin e tij Jusufin a.s për të cilin kishte qarë shumë. Ai pikëllim aq i madh ishte shkak i sëmundjes së syve, ndërsa më vonë kur në sytë e pikëlluar të Jakubit a.s vendosën këmishën e Jusufit a.s, Jakubit a.s iu rikthye të pamurit .

Këtu kam filluar të mendoj. Çka mund të kishte në këmishën e Jusufit a.s ? Kam ardhur në përfundim se asgjë tjetër nuk mund të kishte përveç djerse. Pastaj kam filluar të mendoj për djersën dhe përbërjen e saj. Kam shkuar në laborator dhe kam filluar hulumtimet.





Kam kryer një varg provash në lepuj. Rezultatet ishin pozitive. Më vonë kam kryer mjekimin e 250 pacientëve duke ju dhanë ilaçin dy javë nga dy herë në ditë. Kur kam arritur sukses në 99% të rasteve, i thashë vetes: “Kjo është mrekulli nga Kur’ani”.

Dr. Abdul Basti Muhammed ju prezantoj rezultatet institucioneve përgjegjëse në Evropë dhe SHBA, të cilat mirën me licencimin e zbulimeve të reja. Pas kryerjeve të provave dhe studimeve, arriti marrëveshje me firmën zvicerane me kushtin që në ambalazh të ilaçit të shënoj qartë “Ilaçi Kur’anor”. Firma zvicerane kishte pranuar kushtin dhe filloj me prodhimin e ilaçit.

Allahu subhanehu we te’ala në Kur’an thotë: “Ne të shpallim Kur’anin që është shërim dhe mëshirë për besimtarët, kurse jobesimtarëve nuk u shton tjetër përpos dëshprim.”(Isra, 82)

Përktheu: Arsim SYLA





Categories

Archives