Saturday, 27/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ç’thotë feja për “deja vu”?


Ç’thotë feja për “deja vu”?


deja vu

Pyetje: Desha ta di se si shpjegohet Deja vu, sepse në psikologji shpjegohet, por si shpjegohet në fenë Islame. Shpesh ndodhë që na duken disa ngjarje t’i kemi përjetuar më heret, por në fakt nuk i kemi përjetuar asnjëherë.

Përgjigje: Lavd-falënderimi i takon vetëm Allahut, ndërsa paqja dhe mëshira qoftë mbi Muhamedin, familjen dhe ndjekësit e tij…

Fenomeni i ashtuquajtur “deja vu” që nga frengjishtja d.m.th. “e parë më herët” është një gjendje psikike për të cilën kanë folur më së shumti psikologët, megjithatë nuk kanë dhënë ndonjë shpjegim me të cilin edhe ata do të ishin të kënaqur.

Një ndër shpjegimet thotë se kjo është anomali e kujtesës që i jep trurit ndjesi të gabuar se të njëjtën gjë që po sheh tani e ka parë edhe më herët, porse në asnjë mënyrë nuk i kujtohet se ku, kur dhe si.

Shpjegimi tjetër thotë se shkaku i kësaj gjendje është procesi i bartjes së informacionit nëpërmjet arterieve drejt trurit. Ato dërgojnë informacionin në dy pjesët e trurit, në të djathtin dhe në të majtin normalisht, porse, ndodhë që ndonjëherë informacioni të arrijë më shpejtë në njërën pjesë dhe kur të arrijë informacioni në pjesën tjetër, pjesës së parë të trurit i duket sikurse e ka përjetuar këtë gjë dikur më herët.

Ka një shpjegim që thotë se dejavu-ja shkaktohet nga disa ilaçe që përdoren kundër gripit, të cilat përmbajnë hormone të caktuara.

Mirëpo të gjitha këto janë supozime dhe asgjë nuk është e vërtetuar shkencërisht në laboratori dhe me prova bindëse.

Për të parë nëse dijetarët muslimanë kanë folur më gjerësisht lidhur me këtë temë nga aspekti islam, hulumtova dhe nuk hasa në ndonjë sqarim që mbështetet në argument fetar. Ata këshillojnë se njohja e këtyre gjërave është e panevojshme, sepse me të nuk ndërlidhet asnjë vepër që duhet ta bësh apo të mos e bësh. Përderisa një njohuri nuk është e dobishme për fenë e njeriut e as për dynjanë, atëherë nuk ia vlen preokupimi me të. Allahu e di më së miri!

Një shkrim tjetër i dobishëm  A lejohen të përdoren parfumet me alkool?

Hoxhe: Omer Berisha

Tags:

Categories

Archives