Monday, 25/6/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Çrregullimi i qarkullimit të gjakut

Çrregullimi i qarkullimit të gjakut

grupet e gjakut

Çrregullimi i qarkullimit të gjakut

Marrë nga libri: Mjeksia interne – Dr. Xhafer Xhaferi

Botuar nga Shoqata e mjekve musliman 

 

Qarkullimi i gjakut ka dy funksione kryesore:

1. Bën përcjelljen e materieve ushqyese dhe të oksigjenit deri në inde.

2. i përcjell materiet metabolike të panevojshme nga indet deri në organet ekskretore.

Nëse çrregullohen këto dy funksione, vjen deri te dëmtimi i qelizave dhe indeve gjë që mund të shkaktojë edhe vdekjen e tyre. Dallojmë disa lloje të çrregullimeve:

1. Hiperemia (zmadhimi i sasisë së gjakut në ndonjë organose pjesë të trupit)

2. Haemorrhagia (gjakderdhje)

3. Shock (disproporcioni midis shtratit vaskular dhe sasisë së gjakut që qarkullon në të)

4. Çrregullimi i qarkullimit për shkak të mbylljes së enës së gjakut:

– thrombosis

– embolia

– ishemia

– infarctus

1. Hiperemia (zmadhimi i sasisë së gjakut në ndonjë organ ose pjesë të trupit), sipas prejardhjes ndahet në:

a) hiperemi arteriale ose skuqja, paraqitet për shkaqe të ndryshme:

– gjatë zmadhimit të funksionit të një organi (p.sh. gjatë punës në muskuj),

– refleksivisht (p.sh. skuqja e fytyrës në situata të ndryshme),

– gjatë ngacmimeve mekanike (masazhit),

– në raste patologjike (ndezje).

Indet e përfshira janë të skuqura (erythema) dhe të nxehta.

b) hiperemi venoze (cyanosis) – paraqitet kur qarkullimi në sistemin venoz është i ngadalësuar.

– gjatë trombozës, nëse vena pëson shtypje nga jashtë (gjatë shatzënisë, nga uterusi i zmadhuar),

– për shkak të dobësisë së pjesës së djathtë të zemrës (shtegu i përgjithshëm i gjakut venoz).

Indet e përfshira janë të ftohta, me ngjyrë të kaltër të mbyllur (cyanosis). Nëse kjo gjendje vazhdon një kohë më të gjatë, paraqitet shumimi i indit lidhor në organet e përfshira (p.sh. cirrhosis hepatis në mëlçi).

2. Haemorrhagia (gjakderdhja) paraqet daljen e gjakut nga enët e gjakut. Shkaqet e paraqitjes së gjakderdhjes mund të jenë:

a) shkaqe lokale – dëmtime të murit të enës së gjakut: tronditja, plasja e murit për shkak arteriosklerozës, plasja e aneurizmës, ulçeracionet e thëlla, infiltrimi nga neoplazmat etj.

b) shkaqe sistemore: sepsa meningokoke, hipovitaminoza “C”, veprimi toksinave të ndryshme: arseni, helmi i gjarpërit, dëmtimet e sistemit të koagullimit: hipovitaminoza “K”, hipofibrinogenemia etj.

Llojet e gjakderdhjeve sistemohen në bazë të:

1. Enëve të gjakut nga të cilat e kanë prejardhjen:

a) Gjakderdhja arteriale e cila rrjedh nga arteriet. Gjaku del nga ena e gjakut me shtypje, sipas ritmit të pulsit, ngjyra e gjakut është e kuqe e hapur;

b) Gjakderdhja venoze rrjedh nga venat. Gjaku del nga ena e gjakut pa shtypje (si e shtrydhur) dhe ka ngjyrë të kuqe të mbyllur;

c) Gjakderdhja kapilarike rrjedh nga kapilarët. Gjaku paraqitet si pika nëpër sipërfaqe të organit (p.sh. në lëkurë).

Categories

Archives