Thursday, 20/9/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Çrregullimet seksuale



Çrregullimet seksuale

Çrregullimet seksuale me te rendomta perfshijne nje frenim te deshires seksuale ose probleme te ciklit te reagimit seksual.Parimisht, ndahen ne dy grupe: parafilite, dhe crregullimet e funksioneve seksuale. Parafilite jan me baze psikike. Keto jane devijime seksuale te karakterizuara nga nevoja per sjellje te pazakonshme per te siguruar ndezjen seksuale te cilat pengojne veprimtarine normale seksuale. Parafili do te thote joshje ose terheqje (filia), e devijuar(para).
Parafilite hasen pothuajse vetem tek meshkujt.Njerezit qe kane parafili jan te prirur te kene deshira dhe fantazi seksuale te perseritura.Ka disa lloje parafilish:

 

Ekzibicionizmi – ka te beje me ekspozimin e organeve gjenitale para te panjohurve me qellim qe te arrihet kenaqesia seksuale.
Fetishizmi– shfaqet kur nje person parapelqen te eksitohet seksualisht nga objekte (fetishe).
Froterizmi– lidhet me arritjen e ndezjes seksuale nepermjet prekjes apo ferkimit pas nje personi mospranues, shpesh ne nje grumbull njerzish ne nje vend publik.
Pedofilia– ka te beje me veprimtarite seksuale me femije te vegjel.
Sadizmi– sadizmi seksual eshte shkaktim i vuajtjes ose poshterimit seksual te partnerit ne perpjekje per te arritur ndezjen seksuale.
Mazokizmi– mazokizmi seksual eshte arritja e ndezjes seksuale duke i shkaktruar dhembje vetes, me ane te partnerit.
Fetishizmi transvestik– ka te beje me arritjen e kenaqesise seksuale, duke i veshur si nje person i seksit tjeter.
Ne rastin e vuajërizmit– nje person siguron kenaqesi seksuale, duke pare njerezit qe jan lakuriq ose te angazhuar ne veprimtari seksuale, fshehurazi, pa dijenine ose pelqimin e tyre.
Incesti– ka te beje me veprimtarine/marredheniet seksuale me te afërmit.