Saturday, 18/8/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Çrregullimet menstruale dhe agjërimi



Çrregullimet menstruale dhe agjërimi

Pyetje:

Allahu ju shpërbleftë për punën tuaj, inshAllah! Desha ta bëj një pyetje. Nuk e di a u drejtova në emalin e duhur.

Para një jave më ka përfunduar cikli mujor dhe pas një jave më është paraqitur përsëri, por shumë pak. Unë kurrë më parë s’kam pasur çrregullime të tilla, prandaj nuk kisha njohuri si të veproj. A duhet të falem dhe të marr abdes për çdo vakt, dhe sidomos e kam problemin e agjërimit, a duhet të agjëroj, sepse unë sot e prisha, nuk dija si të veproj. Ju kisha lutur për një përgjigje sa më shpejt. Allahu ju ruajttë e ju shpërbleftë me xhenetin Firdevs!

Eselamu alejkum!

Përgjjgie:

Alejkumus selam ve Rahmetullah!

Ajo rrjedhje e gjakut në atë periudhë aq të ngushtë nga cikli paraprak është çrregullim, që ndodh shpesh tek femrat e martuara sidomos, dhe nuk konsiderohet si cikël i ri, andaj ju duhet të vazhdoni me agjërimin e ramazanit si dhe me faljen e namazeve duke marrë abdes për çdo kohë të namazit, derisa të stabilizohet gjendja e juaj.





Për ditën që e keni prishur, duhet të agjëroni një ditë tjetër jashtë ramazanit, si kompensim, dhe veprimi i juaj ka qenë gabim.

Në situata të tilla, kur keni dyshime, nuk duhet vepruar pa e pyetur ndonjë hoxhë, sepse rreziku i prishjes së ditës normale të agjërimit është më i madh sesa i agjërimit të një dite gjatë ciklit, e cila edhe ashtu nuk do të numërohej si ditë e agjëruar.

Allahu e di më së miri!

Muhamed Dërmaku





Categories

Archives