Monday, 29/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Creategus ssp (murrizi)


Creategus ssp (murrizi)


murrizi

Creategus ssp (murrizi)

Murrizi rregullon shtypjen dhe punën e zemrës Murrizi ndihmon në rastin e tensionit të ulët dhe të lartë të gjakut, pagjumësisë e nervozizmit. Preparatet nga kjo bimë janë të mira kundër aritmive të zemrës, ndikojnë si diuretikë të lehtë dhe reduktojnë stresin Lulja dhe gjethja e murrizit tashmë një kohë të gjatë përdoren në mjekësinë popullore si ilaçe, kryesisht kundër nervozizmit, pagjumësisë dhe problemeve me zemrën.Kjo bimë ndihmonë edhe në në shërimin e shtypjes së lartë të gjakut dhe ngërçeve të mitrës. Ekzistojnë rreth 280 lloje të ndryshme, por karekteristika shëruese kanë mirrizi i kuq dhe i bardhë. Kjo shkurre vjeshtore me gjemba rritet ne vende të thara e me gurë, në shpatet e pyjeve me bung dhe ah. Lëvorja e murrizit ka ngjyrë të hirtë, ndërsa gjethet i ka me tre ose pesë rremba. Fryti është i fortë me një farë te murrizi i bardhë derisa i kuqi ka dy-tri fara.
Më i përhapur është murrizi i bardhë. Për shërim ose zbutje të problemeve të ndryshme përdoren lulet e thara, gjethet dhe fruti i pjekur. Gjethet, përndryshe, mbledhin verës, kur janë krejtësisht të zhvilluara, ndërsa futi i pjekur deri në fund të vjeshtës. Murrizi përmban shumë substanca shëruese, e më të rëndësishmet janë flavonoidet, të cilat gjinden më së shumti në lule dhe gjethe. Përmban edhe amine, katehinë dhe sterole. Frytet përmbajnë më shumë sheqer, acide organike, karetonoide dhe vitkaretonoide dhe vitaminë C. Shënimet e para për karakteristikat shëruese të lules së murizit janë bërë në shekullin e 14, ndërsa analizat kimike dhe farmaceutike kanë filluar në shekullin e 19. Në medicinë murrizi dhe preparatet e tij përdoren si kardiotonikë, sepse e forcojnë punën e zemrës. Përveç kësaj, forcon edhe muskulin e zemrës të dobësuar pas sëmundjeve të rënda, sidomos atyre ngjitëse. Dihet se e ulë shtypjen e lartë të gjakut, por mundet që edhe ta rrisë shtypjen e ulët që paraqitet,por mundet që edhe ta rrisë shtypjen e ulët që paraqitet për shkak të dobësisë së muskulit të zemrës. Preparatet e murrizit janë të mira edhe kundër aritmive të zemrës, ndikojnë si diuretikë të lehtë, zbusin dhe reduktojnë stresin. Shpesh përdoren nga femrat me probleme të theksuara në menopauzë.
Ekspertët rekomandojnë që pas pesë deri në shtatë ditëve të shërimit me murriz duhet të bëhet një pauzë prej dy-tri ditëve, për shkak se përdorimi i gjatë dhe i përditshëm mund të shkaktojë mundim, madje edhe helmim.


CAJ NGA MURIZI
-2lug lule dhe fleta
-pervloni me 2 filxhane uje,e leni 20min,masandej kulloni dhe pini 1filxhan ne mengjes dhe 1filxhgjan ne mramje me mjalt.Ky qaj eshte i mire per te gjitha smujndjet e zemres.Sidomos perferohet te rinjeve te cilet e kan hunen me shume strese dhe cilet jane trashigimter me smundjen e zemres.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Farat e lini dhe vaji i linit

ARITMIA E ZEMRES:
-50gr lule dhe flet murizit
-50gr flete te lules melisa ,nga kjo przirje marim 2lug dhe pervlojm me 300ml uje te fluar e leni 2ore , kulloni dhe e pini gjate dites para buke.Ky qaj eshte i mire edhe per pastrimin e gjakut.

QAJ PER ARTERIOSKLEROZES
-20gr lule murizit,20gr lule kamomile,20gr flete te ullireve,20gr hudra te gjitha keto i perzini dhe nga kjo perzierje e merni 2lug e pervloni me 300ml uje e leni 2ore e kulloni dhe e pini gjys ne mengjes gjyse ne mbremje.

-Per regullomin e shtypjes se gjakut perdoren frutat e murizit cilat piqen ne vjesht.Ne mengjes perbini 3copa te farave te frutit se murizit .
-Te gjitha keto qajna pa dallim merni vetem 7dite,boni paus 3 dite dhe vazhdoni prape 7dite deri kur keni nevoj.GRATE SHTATZENE DHE ATO QE I KANE FMIT NE GJI NUK BEN TA PERDORIN KETE BIME.

Tags:

Categories

Archives