Saturday, 23/6/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Cka thotë shkenca dhe studimet për kokërrën e zezë të cilën Muhamedi alejhi selam i porositi muslimanët për sherim të të gjitha sëmundjeve?

Cka thotë shkenca dhe studimet për kokërrën e zezë të cilën Muhamedi alejhi selam i porositi muslimanët për sherim të të gjitha sëmundjeve?

Studimet shkencore tregojnë se:

Fara e Zezë përmban vaj acidic, të pangopur, vaj me eter, vitamina dhe një sërë substancash të tjera të domosdoshme për organizmin. Tashmë është vërtetuar se vaji acidik i pangopur që përmban Fara e Zezë ndikon pozitivisht mbi metabolizmin e trupit, rrit imunitetin dhe ndalon alergjinë.

Fara përmban përafërsisht 38% karbohidrate, 35% vajra të ndryshme, 21% albuminë dhe pjesa tjetër përbëhet prej më shumë se njëqind substancave të ndryshme. Për t’u përmendur janë: vajrat acidike të pangopura, acidi linolein, acidi alfa-Linolein, vajrat me eter (Nigellon, Alfa-Pinen etj.), vitaminat (B1, B2, B6, Acidi Folik, Niacina), mineralet (hekur, kalcium, magnez, zink, etj.) dhe amino-acidet.

Veçortë e vajrave acidike të pangopura:

• Ndihmojnë metabolizmin e trupit.

• Nevojiten për rritjen, zhvillimin dhe rinovimin e qelizave.

• Ndihmojnë në zhvillimin e hormoneve dhe në formimin e një sistemi nervor dhe hormonal-mbrojtës të shëndetshëm.

• Pengojnë shtimin e substancave që dërgojnë sinjale alergjike.

• Ndalojnë qelizat mbrojtëse (imunitare) të punojnë më shumë se ç’duhet.

• Kolesterolin në gjak e kthejnë në nivelet normale.

• Pengojnë bllokimin e damarëve duke rregulluar strukturën e tyre dhe njëkohësisht shpejtësinë e qarkullimit të gjakut.

• Ulin tensionin dhe reduktojnë rrezikun e ashpërsimit të damarëve dhe infarktit në zemër.

• Ndihmojnë në përmirësimin e shpejtë të plagëve.

• Trupi i njeriut nuk i prodhon këto vajra dhe është i detyruar t’i marrë nga jashtë, 1gram vaj i Farës së Zezë është i mjaftueshëm për nevojat ditore.

Vajrat me eter si Nigellon dhe Alfa-Pinen zgjerojnë rrugët e frymëmarrjes, lehtësojnë kollitjen, pengojnë qelbëzimin dhe ndalojnë dhimbjen. Nëse përdoren rregullisht, ulin sheqerin në gjak. Vitaminat B1, B2 dhe B6 luajnë rol në prodhimin e enzimave dhe forcojnë sistemin mbrojtës. Acidi Folik redukton rrezikun e tensionit dhe sëmundjeve të zemrës. Gjithashtu, është i nevojshëm në rinovimin e qelizave. Antioksidantet, si vitaminat A,E,C dhe Beta-Karetin forcojnë sistemin mbrojtës të trupit.

Përveç efektit që jep Fara e Zezë në sistemin imunitar, metabolizmin dhe zhvillimin e hormoneve, njëkohësisht pastron trupin nga substancat e dëmshme të quajtura Toxin, përforcon qarkullimin e gjakut, ndihmon në funksionin e zorrëve dhe rrit shkëlqimin e flokëve dhe lëkurës. Gjithashtu, ul tensionin dhe temperaturën dhe kryen funksionin e antibiotikëve. Është mjaft efektiv ndaj sëmundjeve alergjike si: astma dhe alergjia ndaj poleneve. Për efektin që ka në sistemin imunitar është i këshillueshëm përdorimi në sëmundjet si: AIDS-si, kanceri etj.

Me gjithë këto të mira që përmban Fara e Zezë, ështe vështirë të qëndrojë jashtë vëmendjes së botës perëndimore. Vitet e fundit në Evropë dhe SHBA vërehet të ketë kërkesë për këtë farë. Në farmacitë gjermane Fara e Zezë tashmë është e pranishme në formën e saj origjinale si farë, vaj ose tabletë.

Vaji Habbetus-seuda është antibiotik kundër viruseve dhe mikrobeve dhe gjithashtu gjendet në të një lëndë antikancer e cila quhet karotinë. Në të ka disa hormone të cilat ndihmojnë në rritjen e fuqisë seksuale dhe janë aktivizuese. Përdorimi i këtij vaji sjell urinimin e shpeshtë, gjë që ka të bëjë me pastrimin e sekrecioneve. Gjithashtu, përdoret për të trajtuar gjendje të lëkurës si: ekzemën dhe qelbëzimet si dhe për të trajtuar simptomat e ftohjes. Vaji Habbetus-seuda përmban enzima që ndihmojnë në tretjen e ushqimit. Në të gjenden qetësues dhe stimulantë të cilët aktivizojnë funksionin e mëlçisë. Është i dobishëm për sëmundjet e kraharorit, të sterilitetit dhe rregullues për trupin. Vaji Habbetus-seuda përmban elemente vepruese me dobi të shumta. Në të ka: fosfat, hekur, fosfor, karbohidrate dhe antibotikë shumë të fortë kundër çdo lloj mikrobi. Tani është zbulur se vaji Habbetus-seuda rrit imunitetin e trupit dhe kjo i jep mundësi trupit të luftojë sëmundjet.

Analizat laboratorike, kapacitetet shëruese dhe përmbajtjet e Farës së Zezë

Vaji i kokrrës së zezë (Nigella Sativa), përmban përqindje të lartë aminoacidesh çlinoleik acid], acid ky me veti të transformuara si më poshtë:

• Ndihmon sistemin imunitar dhe rrit kapacitetin e rezistencës ndaj dhimbjeve

• Ndihmon në uljen e kolesterolit në gjak nëpërmjet sekretimit të tij me jashtëqitje si dhe me rrugë të rishpërndarjes nga gjaku tek indet

• Rrit efektivitetin e fibrinit dhe ndërton qeliza të shëndosha nervore

• Shton spermatozoidet – rrit fuqinë e tyre si dhe kohëzgjatjen e koagulimit

• Mban në mënyrë konstante imunitetin e lëkurës

• Është mjet i rëndësishëm për të ndërtuar yndyrën e qelizave nervore

Përdoret si ushqyes plotësues dhe mbështetës natyral për sistemin imunopneumatik dhe si trajtues natyral për shumë sëmundje, veçanërisht të atyre që vijnë si rrjedhojë e dobësimit të sistemit imunitar

• Ndihmon në tretjen e tajitjes së pamjaftueshme të tëmthit

• Nxit taitjen e Acidit Urik

• Ndihmon funksionin e shpretkës që të punojë sa më mirë

• Ndihmon në shërimin e migrenës

• Ndihmon forcimin e vitalitetit të organizmit

• Është kundër rraskapitjes

• Përmirëson imunitetin e organizmit, posaçërisht në gjendjen e sëmundjes dhe ato rekovaleshente

• Është kundër kallove

• Përmirëson tretjen dhe apetitin

• Ul temperaturën e trupit

• Është kundër diaresë

• Është kundër sëmundjeve bakteriale dhe virusale, mënjanon dhimbjen e kokës

• Është kundër gjakderdhjes dhe hemofiljes – është kundër sëmundjeve kancerogjene

• Mjekon sëmundjen e livirzës – pakëson nivelin e sheqerit në gjak – nxit tajitjen e qumështit tek gjidhënëset, rregullon hormonet e rritjes

• Ul kolesterolin në gjak etj.

Këto acide shpërbëhen në trup dhe japin këto efekte:

Përgjegjigjen për kontrollin e acarimeve dhe aktivizimin e qelizave imunitare T dhe
B, që konsiderohen ndër më të rëndësishmet në preventiva. Gjithashtu, aktivizon punën e globilit imunitar IGE. Pastaj, pakëson sekretimin e Histaminës dhe të lëndëve që shkaktojnë alergji. Gjithashtu, jep efekte të mbikontrollimit të infektimeve në përgjithësi, pastaj, zgjeron kanalet e frymëmarrjes, lufton infektimet e mushkërive, ndihmon shërimin e asmës dhe aparatin e frymëmarrjes.

Vaji i Kokrrës së Zezë është i pasur me vlera ushqyese që përmbajnë proteina dhe vlera minerale të ndryshme. Ky produkt nuk përmban gjëra të shtuara por është 100% natyral. Farat e Farës së Zezë (Habetus-seude) të cilat janë të një cilësie të lartë janë kompresuar në laborator të ftohtë dhe sipas kushteve të sakta të të ushqyerit, duke ruajtur të gjithë përbërësit e tij, pa ndryshuar strukturën e tij kimike.

Categories

Archives