Monday, 25/9/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Cka tha mbreti kinez Hongu për Muhamedin alejhi selam?

Cka tha mbreti kinez Hongu për Muhamedin alejhi selam?

kinezishte

Në vitet 1300, Mbreti Kinez Hongu shkroi “100 fjalë elegjike”, ku përshkroi cilësi dhe karakteristika të profetit Muhamed (a.s). Kopje të saj janë shpërndarë në xhami të ndryshme në Kinë.

Që me krijimin e Universit,
Zoti e kishte caktuar tashmë mëkëmbësin e Tij të madh.
I lindur në Perëndim
Pranoj shkrimin e shenjtë
librin me 30-të pjesë.
Për të udhëhequr gjithë krijesat,
Mjeshtri i të gjithë sunduesve,
Lideri i të shenjtëve,
me mburojën qiellore,
për të mbrojtur vendin e tij.
Me pesë lutje të përditshme,
duke shpresuar për paqen në heshtje.
Me zemrën drejtuar Zotit,
duke i dhënë fuqi të varfërve,
duke i shpëtuar ato nga skamja.
Duke parë përmes së fshehtës,
duke tërhequr shpirtrat larg nga veprat e liga.
Mëshirë për te gjithë botrat.
nëpërmjet së kaluarës,
rruga madhështore që zhduku të keqen.
Feja e tij e pastër dhe e vërtetë,
Muhamedi,
Fisniku më i lartë.

Përktheu nga anglishtja: I. Krymi

Një shkrim tjetër i dobishëm  Fjalë të çmuara
Tags:

Categories

Archives