Friday, 17/8/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Çka të hani e çfarë të shmangni për mendje të shëndoshë



Çka të hani e çfarë të shmangni për mendje të shëndoshë

Çka të hani e çfarë të shmangni për mendje të shëndoshë

Së fundi ekspertët britanikë kanë bërë të ditur se ekzistojnë disa ushqime të cilat luajnë rol të mahnitshëm në mbrojtjen e shëndetit të trurit.

Ata kanë zbuluar se disa ushqime të cilat janë të mira për shëndetin e zemrës, janë gjithashtu të mira edhe për shëndetin e mendjes.

Duke ngrënë një kombinim të llojeve të ndryshme të ushqimeve, njerëzit mund të presin përfitime shëndetësore në periudhë afatgjate.

Në mesin e këshillave se çfarë të përfshini në pjatën tuaj, shkencëtarët britanikë rekomandojnë që kryesisht ta kufizoni sasinë e kripës, verës, kafeinës dhe çokollatës.

Përderisa nuk ka ndonjë përbërës të vetëm që e përmirëson shëndetin e trurit, ushqimet më të mira dhe më të këqija janë të përfshira më poshtë:





Inkurajohet t’i konsumoni:

Perimet e freskëta (në veçanti ato të gjelbrat)
Yndyrat e shëndetshme (sikur ato me vaj ekstra ulliri)
Arrat
Ushqimin e detit
Gjithashtu përfshini:

Pemët (në veçanti boronicat)
Produktet e bulmetit me pak yndyrë, si jogurti
Drithërat
USHQIMET QË DUHET KUFIZUAR

Ushqimet e fërguara
Ëmbëlsirat
Ushqimet e përpunuara
Mishin e kuq
Kripën





Categories

Archives