Tuesday, 14/8/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Cka perdor per pastrimin e zorreve?



Cka perdor per pastrimin e zorreve?

Gjendjet me thatesire dhe nevoja natyrore per baraspeshimin e tyre

Imam Et-Termidhiu ka shenuar ne permbledhjen e vet me hadithe Xhami, si dhe imam Ibn Maxhxhe ne Sunen e tij, qe i ka treguar Esme bint Umej se i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., duke u pergjigjur ne nje pyetje te tij, ka thene: Cka perdor per pastrimin e zorreve? Ajo eshte pergjigjur: E perdor euforbine50 si zbutes dhe laksativ. Ai ia ktheu pergjigjen: Kjo eshte teper e nxehte dhe e forte. Une vete i perdor vetem farat e sanes.51 Ibn Maxhxhe ka thene gjithashtu ne Sunen se Abdullah bin Harami e kishte degjuar pergjigjen e te Derguarit te All-llahut , s.a.v.s., i cili, po ne kete pyetje, eshte pergjigjur: E perdor sanen dhe qimnon52 (ose farat e anisit).

Esmeja e pyeti te Derguarin lidhur me perdorimin e laksativit natyror me qellim qe ai ta ndihmoje per ta njohur nje stimulues me te mire per pastrimin natyror te jashteqitjes me bime qe nuk jane te demshme per trupin e saj. Perdorimi i laksativit natyror per clirimin e zorreve dhe shpengimi i kapsllekut tregon se perdorimi i laksativeve te forte mund i shkaktoje trupit me shume dem se dobi. Ne te vertete kapslleku shkakton thatesine e konstitucioneve53 dhe mbylljen e zorreve dhe do te duhej te trajtohet me te kunderten e vet. Laksativi ne arabisht eshte quajtur mashi, qe do te thote ecje, levizje ose funksionim.

Kjo per shkak se perdoruesi perpiqet qe i nxjerre shpejt e shpejt produktet e panevojshme te tretjes dhe fekalet e tjera. Korja e bimeve te familjes se qumshtores (euphorbiaceae),54 e sidomos llojet indiane, duke perfshire edhe Euphorbi antiquorum, eshte perdorur qe ne kohe te lashta per sherimin e shpretkes dhe edemit. Megjithate, vetite laksative te saj zakonisht perdoren edhe sot si purgativ ne veterinari. Kjo eshte bime e eger e nxehte dhe e thate ne shkalle te ngurte dhe shumica e mjekeve e preferojne evitimin e perdorimit te saj per shkak te reaksionit kimik kaustik qe e shkakton ne trup.55

Gjithcka qe lidhet me sanen, me e mira eshte sana e bute, qe eshte bime e sigurt. Gjethet e kesaj sane veprojne si laksativ i lehte, kurse ajo konsiderohet e nxehte dhe e thate ne shkalle te pare. Dobite e tjera prej saj jane pastrimi i vrerit te verdhe dhe te zi, por eshte perdorur edhe per sherimin e angines se zemres (angina pectoris), verdhezes se zeze, hepatitisit, herpes simplexit, carjes se lekures, migrenes se kokes, kunder renies se flokeve, kunder morrave, pucrrave dhe kruarjes se lekures, epilepsise dhe per shtendosjen e tonusit te muskujve.
Edhe sot e kesaj dite ne mjekesi perdoret sana (folium senae) si laksativ i shkelqyer ne forme te cajeve qe shiten ne barnatore.





Receta:

Me mire eshte te zihen gjethet e sanes se bute (Cassia angustifolia) dhe te pihet uji i tyre, sesa te pihet si pluhur. Si tretesire, mund te merret deri ne 3 drame56, kurse si pluhur mund te perdoret deri ne 5 drame. Gjethet e ziera te sanes se bute mund te perzihen me gjethet e embla te manushaqes dhe me rrush te kuq te thate pa fara. Imam El Razi pershkruante sanen dhe marane mjekesore (Fumus terrae) si purgativ per te nxjerre jashte kalbezimet ne sekrecionet primare te trupit.

Per kete trajtim ai ka pershkruar gjithashtu te perdoren 4 deri 7 drame sane.
Laksativet e tjere sekondare perfshijne qimnen, farat e anisit, rozmarinen, temjanin, anisin (Foeniculum officinale), i cili eshte perdorur edhe si diuretik dhe ne sherimin e ngerceve, kurse varesia nga anisi rrit instinktin seksual, ndersa teprimi i marredhenieve seksuale mund te shkaktoje te thatin. Mjeket kane preferuar gjithashtu te perdoret nje luge anis tokesor i perzier me anis ose me nje nga farat e permendura, me gjalpe dhe mjalte si laksative te lehte natyrore.





Categories

Archives