Thursday, 19/7/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Cka na mbron prej xhineve ?



Cka na mbron prej xhineve ?

Transmeton Ubejj Bin Ka’b (Allahu qoftë i kënaqur me të) se ai njëherë i kishte ven­do­sur ca hurma në një enë, por hurmat pakëso­he­shin. Një natë vendosi t’i ruante ato, kur e pa një krijesë që i ngjante një djaloshi, i cili sapo kishte arritur moshën e pjekurisë. E përshëndeti atë me selam dhe ai ja ktheu. Pastaj e pyeti: Çka je ti, xhin apo njeri? Tha: Xhin. Ubejji i tha: “Ma zgjat dorën” ai ja zgjati dhe dora e tij ishte si putra e qenit dhe qimet e tij ishin si qime qeni. Atëherë xhi­ni i tha se ata ishin të krijuar në këtë formë. Pastaj i tha: “Xhinët e dinë se as­kush nga ata nuk është më i fortë se unë”. Ubejji i tha: “Përse ke ardhur?”.

Tha: “Më ka ardhur fjala se ti e do sadakanë (lëmoshën) e kështu erdha të marr diçka nga ushqimi yt”. Ubejji e pyeti: “Çfarë na shpëton ne prej jush?”Ai iu përgjigj: ‘Ky ajet që është në suren Bekara:“Allahu! Nuk ka zot tjetër (që me­riton adhurimin) përveç Tij, të Gjallit, të Për­jet­shmit, Mbajtësit të gjithçkaje!…” (Bekare 255), kush e lexon atë në mbrëmje është i mbrojtur prej nesh deri në agim, dhe kush e lexon në agim është i mbrojtur prej nesh deri në mbrëm­je.” Kur Ubejji u gdhi (kur zbardhi dita) erdhi tek i Dërguari i Alla­hut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – dhe i tregoi ç’i kishte ndodhur. Atë­herë i Dërguari i Allahut sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem tha: “Të vërtetën e ka thënë i keqi (i ndyti).” Transmeton Nesaiu dhe Taberaniu: shejh Albani e ka konsideruar të saktë në “Sahihut terghib” (418/1).









Categories

Archives