Friday, 22/9/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Cka jane tumoret,kanceri dhe karcinoma?

Cka jane tumoret,kanceri dhe karcinoma?

Që prej kohësh, njeriu është përpjekur me rrugë nga më të ndryshmet për të përmirësuar jetën e tij, duke kërkuar rreth shkaqeve të dhimbjeve dhe vuajtjeve të tij, me qëllim që të gjejë zgjidhje për to.

Shkencëtarët dhe mjekët kanë folur shumë për sëmundjen e kancerit, duke hedhur teori dhe duke bërë eksperimente e prova nga më të ndryshmet në kërkim të mjeteve për zgjidhjen e sukseshme të kësaj epidemie të jetës njerëzore.Por, problemi vazhdon të ekzistojë. Kanceri vazhdon të kërcënojë dhe shumë njerëz vuajnë nga ai.

Megjithatë, një gjë është e sigurtë: Kanceri është sëmundje si gjitha të tjerat, dhe ai mund të shërohet, sepse Krijuesi i kësaj bote, nuk ka zbritur ndonjë sëmundje në tokë, veçse ka krijuar edhe ilaç për të, kështu që neve nuk na duhet gjë tjetër, veçse ta kërkojmë dhe ta gjejmë këtë ilaç.Ç’është Tumori?

Në kuptimin e përgjithshëm termi “Tumor” shpreh një fryrje apo ënjtje të një indi apo organi dhe përdoret për të emërtuar, jo vetëm patologjitë tumorale por edhe të gjitha patologjitë e tjera që shfaqen me një shenjë të tillë. Të tilla mund të jenë: Inflamacionet (tumor është njëra prej shenjave lokale të inflamacioneve), Hipertrofia dhe Hiperplazia, sidomos ato nodulare, Hiperplazia tumorale, Mbingarkesat qelizore, Amiloidoza tumorale, Keqformimet e organeve, etj. Në kuptimin më konkret, termi “Tumor” emërton një masë ose një plus ind, që krijohet nga rritja tumorale. Rritja tumorale është një rritje e veçantë, shumë e shpejtë, e pafundme, e pakoordinuar dhe biologjikisht e paorientuar, veti që e dallojnë atë nga të gjitha rritjet e tjera fiziologjike dhe patologjike. [“Termat e Patologjisë”, Shyqyri Subashi]Llojet e tumoreve:
Llojet e tumoreve janë të shumta, dhe në përgjithësi mund të grupohen në dy grupe kryesore: Beninj dhe Malinj. Mes këtyre dy tumoreve ekzistojnë lloje të shumta tumoresh, drejtimi i të cilëve është gjithnjë drejt atij malinj, prej të cilëve mund të përmendim: Tumor anaplazik, brun, cistik, cistiko-solit, embrional, granulozoqelizor, gjigantoqelizor i kockës, heterolog, heterotipik, histoid, homolog, tumor i blastemës, i qelizave A, i qelizave B, i qelizave G, i qelizave Leydig, i qelizave Sertoli, i trupit karotid, tumor infiltrativ, inflamator, me malinjitet lokal, me malinjitet potencial, me malinjitet të lartë, me stromë të ndryshuar, metastatik, migrues, miksoid, mikst, mikst i gjëndrave të pështymës, mukoepidermoid, primar, sekondar, solid, stromal, teratoid, viloz dhe xhelatinoz.
Tumori Beninj(mashkull): Tumor, zhvillimi i vetvetishëm i të cilit është lokal dhe nuk jep metastaza(shperndarje), prandaj nuk e rrezikon shumë jetën e të sëmurit dhe si rregull nuk jep vdekjen e personit që e ka atë. Megjithatë, edhe tumori beninj mund të rrezikojë individin nëpërmjet komprimimeve(shtypjes nga rritja) dhe efekteve të tjera lokale, ndryshimeve sekondare që mund të pësojë ose të aktivitetit hormonal që mund të shfaqë ai.
Tumori Malinj: Sinonim i kancerit. (Ky është kanceri apo tumori femër, në gjuhën e popullit).
Ç’është Kanceri?
Në një kuptim të gjërë (pa u shoqëruar me ndonjë specifikim tjetër) termi “Kancer” shpreh proliferimin(shumimin) malinj të një linje të caktuar qelizore, zhvillimi i vetëvetishëm dhe përfundimi i të cilit është vdekja e personit, zakonisht e lidhur me ndikimet lokale të tumorit primar dhe/ose të metastazave si dhe me ndikimet serioze në gjendjen e përgjithshme të organizmit. Në këtë kuptim, ai është sinonim i termit Tumor Malinj. Në kuptimin më të ngushtë, më konkret dhe më të saktë, termi “Kancer” shpreh një tumor malinj vetëm të indit epitelial. (Shih Karcinomën).Llojet e kancerit:
Kanceri mund të shfaqet në forma të ndryshme, në pjesë dhe organe të ndryshme të trupit. Prej këtu, janë emërtuar lloje të ndryshme të kancerit në varësi të organeve ku ai shfaqet, si për shembull: Kanceri i gjirit, i mushkërive, i kockës, i lëkurës, i gjakut, i stomakut, i zorrëve, i mëlçisë, i ezofagut, i vaginës, i prostatës, i veshkave, i pankreasit, gjëndrave limfatike, i fshikëzës së urinës, i testikujve, i shtyllës kurrizore, i trurit, etj.Ç’është Karcinoma?
Karcinoma është një Tumor Malinj, që e merr zhvillimin nga indet e ndryshme epiteliale dhe që krijon struktura të ngjashme me to. Pothuajse është sinonim i termit Kancer. Po kështu edhe llojet e karcinomës janë të shumta, ashtu si të kancerit dhe tumorit, nisur nga lidhja që kanë këto terma me njëri-tjetrin.Shkaqet e kësaj sëmundje:
Shkaqet e kesaj sëmundje në mjekësinë shkencore moderne janë ende të panjohura, por megjithatë, ata ia veshin shkakun disa lëndëve kimike, disa rrezatimeve të rrezikshme apo gjenetikës, gjë e cila nuk mund të vërtetohet, dhe kështu që më shumë ata flasin për shpjegimin e asaj që ndodh në realitet pas shfaqjes së sëmundjes, dhe jo për shkaktarët e saj kryesorë.
Tek mjekuesit muslimanë ekziston një mundësi tjetër për të qenë shkaktare e kancerit apo sëmundjeve të tjera që nuk u njihen shkaqet, e ajo ka të bëjë me xhinët, apo me shpirtrat e këqinj, të cilët mund të futen në trupin e njeriut ose ta dëmtojnë atë edhe pa u futur në trupin e tij, si rezultat i një magjie, syri të keq apo shkeljes së tij. Dhe kjo është diçka që nuk mund të mohohet nga mjekësia moderne, për shkak se ata nuk mund ta vërtetojnë të kundërtën e kësaj dhe as ta hedhin poshtë atë me prova dhe fakte.
Profeti Muhamed (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Murtaja është shpim i armiqve tuaj prej xhinëve, dhe vdekja prej saj është martiritet për ju.” [Hadith i saktë. “Sahih et Targib uet Terhib”, 1404].
Murtaja është një sëmundje ngjitëse shumë e rëndë, që shkaktohet nga një virus i posaçëm, përhapet shumë shpejt, shfaqet me zjarrmi e dobësi të madhe, me dhembje të forta në kokë, në qafë etj. dhe sjell vdekjen. Po kështu, edhe kanceri si dhe sëmundje të tjera të ngjashme, mund të krahasohen me murtajën për nga shkaku dhe pasojat e tyre.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Sinoziti ? Largohet me një mënyre popullore...

Si lind, si shfaqet dhe si zhvillohet kanceri?
Kanceri lind nga një qelizë e vetme normale, e cila shndërrohet vetëvetiu (për shkaqe të panjohura) në qelizë kancerore duke kaluar në faza të ndryshme, dhe duke formuar kështu masat tumorale malinje. Këto ndryshime ndodhin si rezultat i ndikimit të faktorëve gjenetikë të individit me një ose më shumë prej tre faktorëve të jashtëm, që janë:

Faktorët materialë kancerogjenë, si për shembull: rrezet ultravjollcë dhe rrezet e dëmshme.
Faktorët kimikë kancerogjenë, si për shembull: përbërësit e duhanit, Aflatoksina (një ndotës ushqimor) dhe Arseniku (një ndotës i ujit të pijshëm).
Faktorët biologjikë kancerogjenë, si psh: disa lloje sëmundjesh të shkaktuara nga disa viruse (si virusi i Hepatitit, i Sides, etj.), mikrobe apo parazitë.
Ka qindra lloje qelizash po kështu edhe qindra lloje kanceri. Jeta e çdo qelize është planifikuar të veprojë nëpërmjet instruksioneve të kodifikuara, të quajtura gjene të cilat mbahen në bërthamën e tij. Këto u tregojnë atyre si të veprojnë, kur të ndahen, kur të riprodhojnë dhe kur të vdesin. Kur udhëzimet lidhur me shumëfishimin apo vdekjen e qelizave janë të gabuara qeliza mund të filloje të ndahet në mënyrë të pakontrolluar dhe nuk vdes në kohen e duhur. Në këtë mënyrë kanceri nuk ndjek udhëzimet e duhura që bëjnë ndarjen e drejtë të qelizave. Sa herë që qelizat ndahen udhëzimi “i keq” riprodhohet dhe në këtë mënyrë vazhdon shumëfishimi i pakontrolluar i qelizave. Këto qeliza shumëfishohen shumë shpejt, mblidhen në të njëjtin vend dhe formojnë atë që e quajmë tumor.

Fakte dhe statistika:

*Kanceri është një prej shkaqeve kryesore të vdekjeve në të gjithë botën. Kjo sëmundje ka shkaktuar 7.4 milion vdekje (rreth 13% të vdekjeve të përgjithshme) në vitin 2004, dhe 7.9 milion vdekje në vitin 2007. Vdekjet e shkaktuara nga kanceri janë gjithnjë në rritje, sa që në vitin 2030 parashikohet që numri i vdekjeve prej kancerit të rritet në 12 milion vdekje.
*Kanceret që prekin mushkëritë, stomakun(lukthin), mëlçinë, zorren e trashe dhe gjirin, janë më të shumtat e kancerve që shkaktojnë vdekje në çdo vit.
*Llojet më të përhapura të kancerit në të gjithë botën janë:
Tek burrat: Kanceri i mushkërive, i stomakut, i mëlçisë, i zorres se trashe, i ezofagut dhe i prostatës.
Tek gratë: Kanceri i gjirit, i mushkërive, i stomakut, i kolitit (zorres se trashe)dhe rektumit, i qafës së mitrës.

*Prej faktorëve kryesorë që shkaktojnë kancer, janë: Pirja e duhanit, mbipesha dhe obesiteti, ngrënia e pakët e perimeve dhe frutave, alkooli, llojet e sëmundjeve të transportueshme seksualisht (si AIDS dhe HPV), ndotja e ajrit në vendet e qytetëruara, tymi i shkaktuar nga djegia e lëndëve të ngurta brenda banesave.

Categories

Archives