Thursday, 23/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Çka janë Aflatoksinet?


Çka janë Aflatoksinet?


aflotiksinaKUJDES!

Aflatoksinet janë mikotoksine të cilat rrjedhin prej disa llojeve të kërpudhës së gjinisë Aspergillus, si për shembull : Aspergllus flavus dhe Aspergillus parasiticus.
Aflatoksinet janë helmuese (toksike) , dhe bëjnë pjesë në mesin e substancave më kancerogjene të njohura. “( sh.p -shkaktojnë çrregullime në ADN – dhe për pasojë vie deri te çrregullimet në ndarjen qelizore, dhe për pasojë vie deri te kanceri!)”

Aflatoksinet kanë përhapje të gjerë në natyrë, vendjetesa natyrore e Aspergillusit është në tokë (dhé), bimësi të kalbur, në sanë, dhe në drithëra që pësojnë denatyrim mikrobiologjik. Sporet e Aspergillusit infektojnë farat e drithërave para se ato të mbillen, kështuqë ato bimë do të jenë të infekuara që nga mbirja, dhe efekti i infeksionit mund te verehet shumë vonë ose atëherë kur kërpudhës Aspergillus i plotësohen të gjitha kushtet jetësore për riprodhim të sporeve.

Por, ky myk mund të vërehet edhe në miellin e misrit pas një kohe të qëndrimit në lagështi, kjo i plotëson te gjitha kushtet për riprodhim të Alfatoksineve- që përseri të japin spore infektuese për boten e gjallë.

Dhe si pasojë e infektimit të misrit, të kikirikut (peanut) si ushqim për njeriun në shumë produkte që janë në treg, dhe si ushqim për bagëtinë, kjo në mënyrë direkte infekton edhe të gjitha produktet që vijnë nga bagetitë, si: qumështi dhe të gjitha produktet e tij.

Keni kujdes kur bleni produkte të cilat dyshohen për aflatoksinë si kikirikët me lëvozhgë, dhe produktet tjera që gjenden në treg, poshtu keni kujdes edhe për qumështin që konsumoni!

Një shkrim tjetër i dobishëm  “Një mjek në Kosovë na tha se nuk mund të ecë”: Fëmija pesëvjeçar hedh hapin e parë në Turqi (Foto)

Categories

Archives