Thursday, 15/11/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Çka i ndodh trupit tone kur nevrikosemi?



Çka i ndodh trupit tone kur nevrikosemi?

mos u nervozo

Çdonjëri prej nesh nevrikoset. Është një ndjenjë normale e provuar nga çdokush.

Por, shumë pak prej nesh e dimë se nevrikosja i bën dëm t% madh zemrës.





“Nëse vazhdimisht nevrikosemi dhe nuk e menaxhojmë atë si duhet kemi shumë më tepër mundësi për atak kardiak”, thotë kardiologu nga spitali në Atlanta, Dave Montgomery.
Kur nevrikosemi, hormonet e stresit, përfshirë adrenalinën dhe kortizolin i përshpejtojnë rrahjet e zemrës dhe frymëmarrjen.
Në këto momente kemi më shumë energji, enët e gjakut ngushtohen dhe trupi ynë përgatitet për kundërpërgjigje.
Sipas studimeve, personat që nevrikosen lehtësisht kanë 19% më shumë rrezik për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës.
Prandaj duhet të mundohemi që nevrikosjen ta evitojmë në maksimum. Këtë mund ta arrijmë me këto katër mënyra duke i thënë vetes:
– Duke u nevrikosur me të tjerët, unë nuk mund të arrij asgjë, edhe nëse ata janë përgjegjës për një problem të caktuar. Duhet të reagoj në një tjetër mënyrë.
– Sa rëndësi do të ketë kjo gjë pas pesë minutash, javësh, muajsh apo vitesh.
– Nëse edhe nesër do të vazhdojë të jem i nevrikosur, atëherë këtë do ta zgjidh nesër. Por, tani për tani nuk do të merrem më me këtë.
– Sado që të nevrikosem nuk do të thotë që unë po kujdesem medoemos për zgjidhjen e problemit.